GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Martin Canit/ Nëna e 14-vjeçarit: Do t’ia kisha dhënë zemrën time që ai të jetonte

13:25 - 03/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Martin Canit/ Nëna e 14-vjeçarit: Do t’ia kisha dhënë zemrën time që ai të jetonte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E ftuar në një emision televiziv, Florina Cani, nëna e të ndjerit Martin Cani, foli për tragjedinë që i mori jetën djalit të saj disa muaj më parë pas një konflikti fizik në shkollën “Fan Noli” në Tiranë. Ajo kërkoi drejtësi dhe u bëri thirrje autoriteteve të veprojnë me transparencë dhe përgjegjësi.

“Martini ma jep forcën që të jetoj dhe unë do të këmbëngul deri në fund që e drejta të dalë në dritë,” u shpreh ajo.

Florina Cani denoncoi mungesën e reagimit nga bashkëmoshatarët dhe të njohurit e Martinit pas ngjarjes, duke vënë në dukje se askush nuk u afrua për ta ndihmuar në momentin kritik.

“U bënë gati pesë muaj dhe çdo ditë e mendoj se ka një ftohje nga të gjithë, edhe nga bashkëmoshatarët e Martinit. Nuk u afrua askush për ta ndihmuar, kur ai ishte i shtrirë përtokë. Një fëmijë i shtrirë në tokë duhet të marrë ndihmë, dikush duhet të afrohet për ta ndihmuar. Kjo tregon se kemi humbur ndjesinë e njerëzillëkut,” tha ajo.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga nëna e të ndjerit ishte trajtimi mjekësor pas incidentit. Ajo kritikoi vendimin për ta dërguar Martinin te Spitali i Traumës, në vend që t’i ofrohej ndihmë e menjëhershme te Spitali “Nënë Tereza”, ku ndodhen specialistët e kardiologjisë.

“Në momentin e incidentit, ai u transportua fillimisht nga një zonjë e nderuar te Nënë Tereza, por më pas u dërgua te Trauma. Kjo ishte një gabim, sepse në Spitalin e Traumës nuk ka mjekë specialistë për zemrën, ndërsa tek ‘Nënë Tereza’ po. Për më tepër, trafiku në Tiranë është i rënduar dhe ambulanca nuk ka korsinë e saj për të lëvizur shpejt. Po të na kishin thirrur si prindër, ne do ta kishim çuar menjëherë në një spital privat, sepse i kishim mundësitë dhe do të bënim gjithçka për ta shpëtuar.”

E përlotur, ajo përfundoi: “Edhe veten do ta kisha ndërruar me Martinin, ia kisha dhënë zemrën vetëm që ai të jetonte.”

Etiketa: Dëshminena e martinitrrefimvrasja e djalit

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Hakohen email-et e prokurorëve/ Dy në pranga, SPAK: Ja informacionet që janë marrë

Hakohen email-et e prokurorëve/ Dy në pranga, SPAK: Ja informacionet që janë marrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com