GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Mateos, tezja: Klodiani nuk ka qenë vetëm

12:37 - 22/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Mateos, tezja: Klodiani nuk ka qenë vetëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasjes monstruoze të 8- vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, ngjarje që tronditi gjithë opinionin publik, i është shtuar një tjetër dyshim.

Ka qenë tezja e viktimës së pafajshme që ka deklaruar për mediat se vrasësi nuk ka qenë vetëm dhe është ndihmuar nga dikush tjetër për të vrarë të voglin. Ajo shton se bashkëpunëtori është brenda familjes së motrës. Sipas saj Mateo ka parë diçka që nuk duhej ta shihte, ndaj edhe është vrarë.

“Patjetër që brenda do të jetë, nuk ka vrasje pa një shoqërues. Unë nuk di më shumë. Që kur kam dëgjuar mbrëmë që ka folur se nepërkën e ka brenda në shtëpi. Sytë e tij kanë parë diçka që unë nuk di çfarë të them, kanë parë diçka që ai është goditur. Për të mbuluar gjithçka është vrarë nipi im”, tha tezja.

E prekur nga ngjarja e rëndë, ajo kërkoi që e vërteta të zbardhet sa më parë, pasi sipas saj duhet të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

“Po i lajmë faqet me lot. Po dëgjoj shumë gjëra në media. Kush e pa Meteon që shkoi bleu bukën, kush e dëgjoi Mateon duke i thënë përse ma ngacmon mamin? Nga dolën të gjitha këto. Po pikëllohemi akoma më shumë. Ekspertiza të kryhet, t’u merret edhe fija e flokut”, është shprehur ajo.

Mateo Vasiu, viktima e pafajshme u dhunua, u vra dhe u gropos paraditen e 16 nëntorit nga 38- vjeçari Klodian Çalamani.

Ngjarja

Për të do të ishte dita e fundit e shkollës dhe xhiroja e fundit me biçikletë. Ende pa asnjë arsye që e justifikon këtë krim makabër, i mituri u rrëmbye dhe u vra gjakftohtësisht nga monstra Klodian Çalamani.

Vrasja e të miturit është një rast që kalon çdo kufi të çnjerëzores, pasi ai u rrëmbye, u vra me lopatë dhe u gropos, në strofkën e monstrës Klodian Çalamani.

Një njeri i alkoolizuar e i dënuar më parë për pengmarrje, u ndëshkua nga drejtësia vetëm ne 4 vite burg, ndërsa rasti i torturimit e kërcënimit të një të mituri në 2006 u la në harresë.

Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin e polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe nuk kishte asnjë gjurmë. Të gjithë nisën kërkimet nëpër lagje por Mateo nuk ishte askund. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të mitur ka qenë me Çalamanin. Duke marrë shkas edhe nga e shkuara e tij efektivët kanë kryer kontrolle në banesë, ku vrasësi ka shfaqur shenja nervozizmi. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin horror, ku përveç se e kishte vrarë edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë.

Etiketa: Kryesore1mateoVrasje

Lajme të lidhura

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”
Aktualitet

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”

15:27 - 31/03/26
Para
Me ilaçe kontrabandë në taksi, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër

Jetonte vetëm, gjendet i pajetë në banesë 39-vjeçari në Borsh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com