GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e nënkomisarit, Apeli jep vendimin për dy shokët e Aldi Ramës

09:34 - 27/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet ekspertiza, ja shenjat që tregojnë se Aldi Rama vrau veten
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

2 të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, kur vrau oficerin e policisë nën komisar Saimir Hoxha, do të qëndrojnë në burg pa afat. Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Lezhë, duke rrëzuar kërkesën e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit të cilët kërkonin një masë më të butë.
Ndaj dy të rinjve është ngritur akuza “moskallëzim krimi”, pasi të martën e 28 shtatorit, kur u vra oficeri Saimir Hoxha, ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit, 21-vjeçarin Aldi Rama.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?
3 efektivë të Policisë së Lezhës, përfshirë edhe kreun e krimeve kishin marrë informacion për një parcelë me kanabis të mbjellë në zonën e Kune Vain, dhe mëngjesin e 28 shtator-it kishin bërë të mundur asgjësimin e afro 110 bimëve.

Teksa ktheheshin nga parcela me kanabis që kishin shkatërruar, punonjësit e policisë pikasin një makinë me tre të rinj që po vinte drejt tyre. Nisur nga mosha e re e të rinjve, dhe nga qëndrimi i tyre disi dyshues, 3 punonjësit e policisë i kanë ndaluar ata për kontroll.

Ndërkohë që dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën kanë zbritur dhe nuk kanë bërë rezistencë nga makina, 21-vjeçari ka qëlluar me armë pistoletë në drejtim të Saimir Hoxhës, duke e qëlluar atë me plumb në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dy të rinjtë që ishin me 21-vjeçarin, të cilët u arrestuan nga Policia e Lezhës, nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit kanë thënë se në zonë kishin shkuar për të pirë cigare me hashash, dhe nuk kishin lidhje as me parcelën e mbjellë dhe as me ndonjë krim tjetër. Ata akuzohen tashmë se kanë qenë në dijeni të armës që mbante me vete Rama, dhe nuk e kanë denoncuar këtë fakt.

Etiketa: Apelite rinjteVrasje

Lajme të lidhura

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Lehtësoi masat pak javë më parë, Belgjika ashpërson sërish kufizimet antiCovid

Lehtësoi masat pak javë më parë, Belgjika ashpërson sërish kufizimet antiCovid

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com