GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli pranon kërkesat e Paplekajt/ Ja ç’pritet

19:57 - 04/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dështon seanca për Paplekajn, ‘zhduken’ dëshmitarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka pranuar kërkesën e ish-efektivit të RENEA, Arbër Paplekaj, për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës në lidhje me vrasjen e ish-zyrtarit në Elbasan, Pjerin Xhuvani.

Me këtë vendim, Gjykata rihap pjesërisht shqyrtimin gjyqësor ndaj Paplekajt.

Gjithashtu, Apeli ka vendosur të marrë informacion në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si dhe të merret informacion mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje.

Gjithashtu, do të kërkohet informacion në lidhje me hetimet që po kryhen për identifikimin e personave të tjerë që qëlluan në vendngjarje.

Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor ish-efektivin e repartit RENEA, Arbër Paplekaj, duke e dënuar me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Në lidhje me këtë rast është prononcuar avokati i tij, Mirash Martini, ku tha se gjykata refuzoi të njihej me të vërtetën e plotë të ngjarjes. Ai tha se që nga fillimi i ngjarjes, nga policia dhe organet e Prokurorisë ka pasur përpjekje për të fshehur episode dhe në mënyrë të veçante dhe akte të mëvonshme që e kane deformuar këtë rast.

“Në këto dy vite kam jetuar me dhimbjen e familjes Xhuvani, dhe gjej rastin edhe një herë tu shpreh ngushëllimet. Media në këtë ngjarje ka qenë me afër së vërtetës se policia dhe Prokuroria që e kanë detyrë zbardhjen e së vërtetës. Që nga fillimi i ngjarjes nga policia dhe organet e Prokurorisë ka pasur përpjekje për të fshehur episode, dhe në mënyrë të veçante dhe akte të mëvonshme që e kane deformuar këtë ngjarje. Une dhe Arber Papleka kemi qene të interesuar maksimalisht që të shkojmë tek e verteta. Dhe ky është parimi themelor mbi të cilin Gjykata duhet të bazohet për të dhënë një vendim të drejtë.

Megjithë konsideratën qe kam shpreh për Gjykatën, për respektimin formal të procedurave, ata kanë rrëzuar disa kërkesa tonat në mënyrë të vazhdueshme që lidhen me sqarimin e së vërtetës dhe rregullimin e disa deformimeve që kanë të bëjnë me rindërtimin e vendit të ngjarjes dhe me zhvillimin e një eksperimenti hetimor, që do të përcaktonte vendndodhjen e qitësve dhe rrethana të tjera.

Natyrisht rrëzimi i kësaj kërkese ka qenë refuzim për ta mësuar të vërtetën dhe për të shkuar tek e vërteta. Por edhe ky vendim qe sapo thashë, është rrjedhojë e këtyre rezultateve. Pra e një gjysme të vërtete. T’ju shpjegoj gjysmë të vërtetën.

Gjysmë e vërteta ka të bëjë me faktin që tashmë është e provuar qe Arbër Papleka në vendngjarje ka qëlluar me armë. Por pjesa tjetër e kësaj të vërtete. Kushtet cilat kanë qenë, rrethanat etj janë refuzuar për tu mësuar nga këto organe. Dhe siç e dini një gjysmë e vërtetë është një gënjeshtër e madhe, dhe në drejtësi është edhe shumë e dëmshme”, tha avokati, pasi Gjykata e Elbasanit shpalli vendimin.

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj, u tha se ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD.

Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Por procesi në shkallën e parë nuk zbardhi se kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë.

Etiketa: Kryesore1PaplekajXhuvani

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Para
Statuti i PD/ Shtyhet sërish gjyqi, kur do jetë seanca e radhës

Këshilli Kombëtar i PD, çfarë pritet nga mbledhja? Alimehmeti zbardh detaje

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

Astronautët në bordin e misionit Artemis II të NASA-s udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri në histori, pasi...

Lexo më shumë
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com