GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, hetimet marrin kthesë nga dëshmitë e reja

18:37 - 01/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, hetimet marrin kthesë nga dëshmitë e reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan një dëshmitar ka kontribuar me deklarimet e tij për zgjidhjen e misterit se në vendin e vrasjes të mjekut Pjerin Xhuvani kanë qenë shumë pistoleta të kalibrit të ndryshëm.

Mehmet Greca ka pohuar se mjeku Xhuvani, përpara se të vritej, është bllokuar nga 2 persona që nën bluzë kishin armë që dukeshin pistoleta. Ky fakt është konfirmuar nga dëshmitari duke ju përgjigjur si pyetjeve specifike të avokates Rezarta Tahiraj, që përfaqëson familjarët e viktimës për rolin e Palës civile, si pyetjeve të prokurorëve.

Deshmia e Mehmet Greces

Dëshmia e Mehmet Grecës është vlerësuar nga avokatja Tahiraj si shumë e rëndësishme sepse kontribuon në dhënien e një shpjegimi të qartë dhe llogjik që në atë ditë të vrasjes ka qëlluar jo vetëm vrasësi por edhe dy persona të tjerë që gjithsesi duken që i përkasin strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose bashkëpunëtorëve të tyre të jashtëm. Është një dëshmi që shpjegon se pse ka predha të kalibrit të ndryshëm të ekspertuar nga policia në vendin e vrasjes.

Avokatja Tahiraj evidenton se dëshmia e Mehmet Grecës ishte e dobishme edhe për të përgënjeshtruar se vrasja ishte një reagim për ofendimet e marra nga mjeku Xhuvani. Mehmet Greca në fakt pohoi se viktima është vrarë pa ofenduar vrasësin dhe madje as personat e tjerë.

Pra, për avokaten Tahiraj kjo dëshmi e rëndon situatën proçedurale të vrasësit. Dhe një kontribut tjetër për rëndimin është ofruar nga dëshmitari tjetër i seancës së sotme që deklaroi se për tu arratisur larg nga Elbasani, vrasësi e ka kërcënuar ta qëlloi me një armë nëse nuk do t’i kishte dorëzuar një automjet që e përdori më pas.

Hipoteza të tjera të veprave penale do të mund të jenë pra veprimi i posedimit i asaj makine, për shembull sekuestrim, kërcënim i rëndë dhe rrëmbim. Hipoteza që do të mund të shtohen në atë të vrasjes.

Ky episod, deklaroi avokate Tahiraj, shpjeguar në detaje nga dëshmitari që pësoi rrëmbimin e automjetit tregon përsëritjen e metodës dhe të veprimeve kërcënuese të vrasësit, me një armë në dorë dhe me kërcënimin për ta përdorur atë për të vrarë.

“Një sjellje që është në kontrast të pastër me qetësinë dhe mençurinë që do të duhej të tregonte gjithmonë një ushtarak i specializuar, edhe kur nuk e ka më atë rol sikurse ndodhi për Arbër Papjekaj”- tha avokatja./TCH/

Etiketa: Kryesore1PPjerinVrasjaXhuvanit

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Rrëfimi para Papës: Më përdhunuan dhe më detyruan të ha mish njeriu

Rrëfimi para Papës: Më përdhunuan dhe më detyruan të ha mish njeriu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com