GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, nis seanca për Paplekajn, avokati: Arbri reagoi instinktivisht kur pa…

11:04 - 21/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtyhet seanca për Arbër Paplekaj, mungonte prokurori i çështjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit po njihet sot me konkluzionet përfundimtare në procesin ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan. Në dëshminë e tij avokati i Paplekajt, Mirash Martini tha se Paplekaj nuk ka reaguar në asnjë moment me dhunë. Sipas tij, bazuar në pamjet filmike,  Paplekaj ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes dhe personave që ndodheshin aty kur pa dy persona të armatosur.

“Arbër Paplekaj nuk ka reaguar me dhunë në asnjë moment. Ai shquhet nga pamjet që madje përpiqet të largohet. Nuk ka asnjë person në vendngjarje që të dëshmojë që Paplekaj ka fyer dikënd. Por në momentin kur ballë tij kishte dy persona që mbanin duart në borseta krahë qafe dhe kur ka parë armë në duart e tyre, ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes dhe personave që ndodheshin aty. Edhe nga pamjet filmike, edhe akti i ekspertimit, tregon se kur Paplekaj ndodhet përballë Pjerin Xhuvanit, sheh dy personat të armatosur në krahët e tij, sheh dhe Pavlo Duksanit që është plagosur në atë çast, ky është edhe momenti i reagimit të tij”.

Avokati Martini tha se gjykata pranoi rihapjen e pjesshme të hetimit gjyqësor, duke u kryer dy akt eskpertime të reja.

Deklarata e avokatit

Me kërkesën tonë gjykata pranoi rihapjen e pjesshme të hetimit gjyqësor, duke u kryer dy akt eskpertime të reja.

Bazuar në aktet e marra nga hetimi gjyqësor në shkallë e parë, e plotësuar edhe me aktet e reja të përpiluara gjatë apelit ka rezultuar se fakti ka ndodhur në këto rrethana:

I mbrojturi prej meje ka qenë pjesë vullnetare e një grupi për mbrojtjen e votës në Elbasan, të kryesuar nga Arjan Hoxha. Ditën e ngjarjes, në orët e drekës ky grup vullnetarësh kanë marrë nga shtabi elektoral tre furgonë, që ishin të marrë me qira të përkohshme. Në furgonin e parë, që drejtohej nga Nuri Kasmi ka qenë edhe Arjan Hoxha dhe Arbër Paplekaj.

Në një moment Arjan Hoxha është telefonuar nga Ergys Muzhaqi, që ishte sinjalizuar nga Gazment Bardhi, për një krim elektoral në lagjen “5 maji”. Pas këtij komunikimi Muzhaqi është takuar me Hoxhën dhe kanq shkuar në rrugën “Lef Nosi”.

Kur kanë mbërritur në vendngjarke nuk kanë kontaktuar një makinë “ML”. Kanë parë nëse ka kamera lokali përballë dhe kanë dëshur të largohen.

Në këtë moment vjen një “ML” pa targa i drejtuar nga Mehmet Ndreca.

Hoxha e Paplekaj kanë shquar në makinë fotokojpje ID dhe një shkop gome.

Kanë njoftuar policinë, Alket Shatron, i cili nuk ishte në Elbasan, por janë sinjalizuar për situatën vartësit e tij.

Kanë mbërritur në vendngjarje dy zv.drejtorët Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Komunikimi i tyre me Arjan Hoxhën është regjistruar.

Dy zv.drejtorët kanë nisur të intervistojnë Mehmet Ndrecën.

Hoxha ka kërkuar të ndiqen procedurat nga policia dhe të kqyreshin sendet që ndidheshin në mjet.

Një minutë pas zv.drejtorit të Policisë ka ardhur një furgon policie me efektivë.

Nga pamjet filmike të administruara nga telefoni i Arjan Hoxhës, rezulton se gjendja ka qenë e qetë. Grupi i vullnetarëve ka konsideruar se detyra e tyre mbaroi.

Dy minuta më vonë aty janë afruar disa mjete, që kanë ndaluar në rrugë. Ata kanë zbritur dhe kanë sulmuar dhunshëm personin që po filmonte me telefonin e Arjan Hoxhës e më pas edhe Arjan Hoxhës.

Nga telefoni i babait të Klement Xhaferrit, është filmuat momenti kur personat që mbërrijnë kërkojnë uljen e telefonit, por edhe ndërhyrjen e Paplekajt për të qetësuar situatën.

Po aty shquhet Pjerin Xhuvani me vrull dhe disa persona që shtyjnë Paplekajn në një kend të rrugës, ku ishte një rrugicë në ndërtim.

Nga aktet dhe dëshmitë, rezulton se kjo turmë ka ardhur në vendngjarje për të shpëtuar Mehmet Ndrecën, teksa ai po intervistohej nga zv.drejtorët e policisë. Turma jo vetëm që shpëtoi intervistimin e Ndrecës, por edhe pastrimin e automjetit nga objekte të dyshimta, letra me ngjyra, por edhe një çantë.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe një automjet “Discovery” me 4 zyrtarë të lartë të Policisë së Elbasanit. Ata nuk depërtojnë dot, për shkak të makinave që kanë zënë rrugën.

Arbër Paplekaj nuk ka reaguar me dhunë në asnjë moment. Ai shquhet nga pamjet që madje përpiqet të largohet. Nuk ka asnjë person në vendngjarje që të dëshmojë që Paplekaj ka fyer dikënd.

Por në momentin kur ballë tij kishte dy persona që mbanin duart në borseta krahë qafe dhe kur ka parë armë në duart e tyre, ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes dhe personave që ndodheshin aty.

Edhe nga pamjet filmike, edhe akti i ekspertimit, tregon se kur Paplekaj ndodhet përballë Pjerin Xhuvanit, sheh dy personat të armatosur në krahët e tij, sheh dhe Pavlo Duksanit që është plagosur në atë çast, ky është edhe momenti i reagimit të tij

Etiketa: avokatiPaplekaj

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Plane për t’u bërë baba për herë të tretë? Jul Deda jep përgjigjen epike: Ne po punojmë, por…

Plane për t’u bërë baba për herë të tretë? Jul Deda jep përgjigjen epike: Ne po punojmë, por…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com