GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e policit, lihet në fuqi dënimi i Dritan Rexhepit!

13:06 - 07/01/24
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e policit, lihet në fuqi dënimi i Dritan Rexhepit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka një tjetër gur të fortë në dorë për ekstradimin nga Turqia të bosit të trafikut të kokainës Dritan Rexhepi, pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi përfundimisht dënimin e tij me 25 vjet burg. Vendimi i dhënë më 11 dhjetor 2023, lidhet me fajësinë e 43-vjeçarit për vrasjen e policit Durim Kasmi në vitin 1999 në qendër të Krujës dhe plagosjen e Ramazan Bakiut, me pasojë vdekjen disa ditë më pas.

Më 22 nëntor, vendi ynë ka përcjellë në Turqi kërkesën për ekstradimin e Dritan Rexhepit, pas arrestimit të tij në Stamboll më 10 nëntor 2023. Krahas Shqipërisë, në garë për ekstradimin e Dritan Rexhepit është edhe drejtësia Italiane, pasi gjykata e Firences e ka dënuar më 20 vjet burg për akuzën e trafikimit të kokainës nga Ekuadori në vendin fqinj. Në këtë mënyrë, dënimi më i rëndë për personazhin e konsideruar si bos i trafikut ndërkombëtar të kokainës, rezulton të jetë dhënë nga Shqipëria.

Megjithatë do të jenë autoritetet turke që do të shqyrtojë kërkesat për ekstradim dhe do të përcaktojnë shtetin të cilit do t`ia dorëzojnë të shumëkërkuarin.

Vendimi i 11 dhjetorit 2023 i Gjykatës Kushtetuese, që lë në fuqi dënimin me 25 vjet burg ndaj Gramoz Rexhepit, ka ardhur pas një kalvari të gjatë që i ka kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar. I pandehuri që u gjykua në mungesë pasi u arratis nga policia e Durrësit në vitin 2007 dhe humbi gjurmët, ishte dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm më 20 shkurt 2009, por si pasojë e ankimimit nga avokatët, çështja u kthye për rigjykim.

Pasi ri-shqyrtoi dosjen, gjykata e krimeve të rënda vendosi dënimin e Gramoz Rexhepit më 25 vjet heqje lirie në mungesë. Edhe pse në kërkim, bosi i trafikut të drogës e ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit, në Gjykatën e Lartë e madje edhe në Kushtetuese.

Në vendimin e saj të parë, trupa gjykuese e ktheu çështjen për rigjykim në Gjykatën e Lartë por pasi rekursi nuk u pranua aty, dosja kaloi sërish në Kushtetuese ku më 13 dhjetor 2023, u la në fuqi dënimi me 25 vjet burg. Sipas prokurorisë, vrasjen e policit Durim Kasmi, Dritan Rexhepi e kreu për hakmarrje pasi efektivi kishte goditur një nga miqtë e tij i cili kishte xhiruar gomat e makinës para komisariatit të policisë.

Etiketa: dritan rexhepiKryesore1

Lajme të lidhura

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik
Aktualitet

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali
Aktualitet

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Para
Beyoncé u vesh si Barbie dhe bëri një foto me Jay-Z

Beyoncé u vesh si Barbie dhe bëri një foto me Jay-Z

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut,...

Lexo më shumë
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com