GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 19 vite burg për Blendi Tetën, autorin kryesor për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në datë 27 gusht 2019.

Bledi Teta akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, në lidhje me ekzekutimin e ish-policit.

Dinamika e ngjarjes

Ekzekutimi i ish-policit Santiago Malko në 27 gusht 2019 në zonën e “Xhamllikut” është kryer nën mbikqyrje të plotë të autorëve të krimit. Ai sapo kishte dalë me makinën e tij tip BMW nga një lavash në krahun tjetër të rrugës. Pikërisht në këtë moment autorët kanë nisur “aksionin” për vrasjen e Malkos. Sipas hetuesve që kanë bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë, mësohet se autorët kanë qenë të maskuar me kapuç të zi dhe kanë vepruar me dy makina. Fillimisht ka qenë një nga makinat e autorëve që i ka bllokuar rrugën, ndërsa grupi tjetër që ishte pas me një fugon, kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Santiago Malkos, duke e lënë të vdekur në vend. Makina e Malkos, ndoshta nga një tentativë për të shpëtuar, është përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas me disa kazanë mbeturinash, ka vijuar ecjen deri sa ka përfunduar në ambientet e një biznesi privat. Pasi kanë kryer ekzekutimin, autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa pak minuta më vonë është gjetur në periferi të Tiranës një automjet tip “Benz”, i dyshuar si i autorëve, me dy kallashnikovë brenda. Ndërsa fugoni nga ku është qëlluar Malko nuk është gjetur ende. Viktima mësohet se nuk kishte armë me vete, por vetëm celularin, i cili është sekuestruar.

Etiketa: Santiago MalkoSpak

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
Mbyllet java e 8 e Superligës, Egnatia-Vllaznia ndahen në paqe

Mbyllet java e 8 e Superligës, Egnatia-Vllaznia ndahen në paqe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com