GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e shqiptarëve në Greqi, dëshmitarët: Pamë burrin e shëndoshë me… (VIDEO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e shqiptarëve në Greqi, dëshmitarët: Pamë burrin e shëndoshë me… (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak pas orës 21:30 të së shtunës mbrëma në lagjen “Kato Patisia” të Athinës ndodhi përleshja me armë midis dy grupeve shqiptare, ku të përfshirë ishin 7 persona, prej të cilëve 3 mbetën të vdekur nga të shtënat që terrorizuan kryeqytetin grek.

Përveç tre shqiptarëve të mbetur të vdekur edhe dy policë grekë janë të shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën në Athinë, pasi u qëlluan me armë nga 48-vjeçari shqiptar që tentoi arratisjen.

Ndërkohë në zonat ku ndodhën përplasjet me armë zjarri mëngjesin e së dielës është vënë re sipas mediave greke një qetësi e pa hasur më parë, ndërsa dëshmitarët kanë rrëfyer edhe momentet e panikut.

“Na ka zënë paniku. Dëgjuam shumë zhurmë, dolëm në ballkon dhe zbrita për të parë se çfarë po ndodhte. Hapa me kujdes derën poshtë dhe pashë një djalë të shëndoshë me këmishë të verdhë me pistoletë në dorë por nuk munda të vazhdoja më tej sepse kisha frikë”.

Dëshmitari okular në skenën ku “Mercedesi” shtypi për vdekje 23-vjeçarin shqiptar pas përplasjes së dy grupeve ma armë rrëfen më tej: “Më pas disa shokë e futën në makinë dhe u larguan. Në rrugicën pranë ku banoj, pamë një djalë që e kishin tërhequr zvarrë dhe thanë se dikush i kaloi sipër me makinë dhe e shkeli. E pamë të gjakosur”.

Sa i përket vendngjarjes nga fotografitë dhe videot e publikuara nga mediat greke mund të shohësh rrugicën në të cilën ende s’është larguar gjaku i të viktimave. Ndërkohë në të tjera imazhe shihet një armë e tipit pistoletë e rrëzuar përtokë, madje edhe trupat e viktimave, ndërsa xhamat e disa prej bizneseve përreth janë të thyera.

“Lidhur me një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Patisia, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur për vdekje 3 të huaj (48, 46 dhe 23 vjeç), një i huaj (43 vjeç) u arrestua dhe 2 efektivë policie po trajtohen për plagosje në GSNA.

Mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një i huaj 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjer një të huaj 43-vjeçar, ka qëlluar mbi një grup të huajsh, duke tërhequr më pas zvarrë njërin prej tyre (23 vjeç). Është tërhequr zvarrë 23-vjeçari, ndërsa 48-vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë një makinë shoferit që kalonte dhe është nisur drejt zonës së Akarnit.

Më pas, ai ka hyrë në një dyqan të kujdesit shëndetësor dhe i ka marrë me armë pronarit një shumë parash. Duke dalë nga dyqani, ai është pikasur nga oficerët e policisë, të cilët kanë tentuar ta kontrollojnë.

48-vjeçari në sy të policëve ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e plagosur për vdekje. Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, 3 vetura dhe një motoçikletë dhe pesë persona të tjerë janë arrestuar dhe po merren në pyetje. Hetimet janë në vazhdim dhe pas përfundimit do të ketë një përditësim. Një hetim paraprak po kryhet nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës”.

https://youtu.be/buMAJXzOt5Y

 

Etiketa: GreqiVrasje

Lajme të lidhura

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus
Aktualitet

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë
Aktualitet

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
Para
Makinën plot me kallashnikovë e fishekë, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë (EMRI)

Makinën plot me kallashnikovë e fishekë, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit...

Lexo më shumë
Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

22:24 - 29/10/26
Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

21:49 - 29/10/26
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com