GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja misterioze e Pavlin Prekës në Shkodër, autori mund të jetë një i afërm i viktimës

10:45 - 01/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja misterioze e Pavlin Prekës në Shkodër, autori mund të jetë një i afërm i viktimës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur kanë kaluar më shumë se dy ditë nga vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka, blutë dhe grupi hetimor që ka marrë në duar ngjarjen jo vetëm që nuk kanë asnjë të dyshuar, por madje nuk janë në gjendje as të fiksojnë pistat e hetimit nga ku do të nisin gjurmimin e ekzekutorit apo ekzekutorëve.

Ajo që është mësuar përgjatë së djeshmes ka të bëjë vetëm me faktin se mbi të riun është qëlluar 6 herë, ndërkohë që plumbat e kanë marrë në gjoks.

Policia ka marrë në pyetje familjarë, të afërm, komshinjtë të familjes Preka, por askush nuk di të thotë se çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur, ndërkohë që sipas të dhënave, asnjë i pyetur nuk ka pranuar që ka dëgjuar krisma, çka ka lënë të kuptohet se vrasja është bërë e mirëmenduar dhe e mirorganizuar.

Grupi hetimor ka të qartë se krimi është kryer me armë silenciator dhe se personi që e ka vrarë, ka hyrë brenda oborrit të familjes Preka. Pavlini, djali 20-vjeçar që u gjend i pajetë pas mesditës së të enjtes, mësohet se ishte i vetëm në shtëpi prej disa ditësh, pasi vëllai me i vogël dhe i ati ishin në Dukagjin, atje ku edhe kanë bagëtitë e tyre.

Referuar të dhënave të pakta që shoqërojnë krimit e rëndë, bëhet me dije se Policia e Shkodrës ka shoqëruar dhe dhjetëra persona, kryesisht të afërm dhe persona që mund të kenë lidhje me familjen Preka. Ende nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me sekuestrimin e telefonit të viktimës për të hulumtuar mbi bisedat dhe takimet e ditëve të fundit, ndërkohë që nga dëshmitë që kanë marrë nga familja e viktimës nuk është bërë e mundur të kuptohet asnjë dyshim mbi persona apo shkaqe.

Policia dhe grupi hetimor mësohet se kanë kërkuar t’i spostojnë hetimet në dy drejtime, në të shkuarën e familjes Preka dhe në përditshmërinë e viktimës në zonën e Dukagjinit, atje ku thuhet se ai jetonte shpesh për shkak të ruajtjes së bagëtive të familjes. Po ashtu, po kërkohen gjurmë nëpër objekte që dyshohet që mund të jenë prekur nga autorët apo autori, ndërkohë që policia e ka të fiksuar se plumbat që i morën jetën të riut kanë dalë nga një armë, çka lë të kuptohet se vrasësi mund të ketë qenë edhe person i njohur për viktimën për sa kohë ka hyrë brenda rrethimit i pashqetësuar se mund ta shihet ndokush.

Në fshat mungojnë kamerat, ndërsa askush nuk ka dëshmuar për njerëz të panjohur në fshatin që u trondit nga vrasja e të riut, i cili gjendej i vetëm në shtëpinë e tij në Guci të Re të Shkodrës.

Xhaxhai i viktimës, i cili u përball i pari me trupin e pajetë të të riut kërkon sërish që policia dhe prokuroria të zbulojnë autorët e vrasjes, ndërkohë që priten edhe hetime shtesë mbi të gjitha dyshimet që mbart krimi misterioz, për të cilin askush nuk di të thotë se për çfarë ka ndodhur.

Pritet që në ditët në vijim familjarët e afërt të të ndjerit të japin sërish dëshmi në lidhje me gjithçka ka ndodhur kohëve të fundit në zonën e Dukagjinit, nëse djali ka pasur ndonjë sherr me persona atje apo që punojnë në ato zonë, problematike prej shumë e shumë vitesh, sidomos në kultivimin e kanabisit.

Etiketa: detajeKryesore1prekaVrasje

Lajme të lidhura

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën
Aktualitet

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën

18:17 - 24/02/26
Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT)
Aktualitet

Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT)

17:18 - 24/02/26
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle
Aktualitet

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

15:25 - 24/02/26
Para
Ngadalësohet Teknologjia e Informacionit, si po ndikohet tregu i punësimit në Shqipëri

Ngadalësohet Teknologjia e Informacionit, si po ndikohet tregu i punësimit në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën
Aktualitet

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën

18:17 - 24/02/26

Pas ngjarjes së rëndë të 22 shkurtit që ka tronditur qytetin e Civitanovës në Itali, ku një 20-vjeçar, Rikardo Mërkuri...

Lexo më shumë
Trajneri i ri i Torinos vlerëson Ismajlin: Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai

Trajneri i ri i Torinos vlerëson Ismajlin: Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai

18:08 - 24/02/26
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:02 - 24/02/26
Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT)

Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT)

17:18 - 24/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com