GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në burgun e Peqinit, gazetari zbulon si ka hyrë arma në burg: Ja ç’më tha i dënuari…

15:11 - 16/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në burgun e Peqinit, nis hetimi për punonjësit e institucionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Arma në burgun e Peqinit është futur me anë të një pajisje elektroshtëpiake dhe nuk e ka marrë Mjacaj”, thotë gazetari Artan Hoxha, duke komentuar ngjarjen e një dite më parë ku një i dënuar me burgim të përjetshëm, u ekzekutua me armë zjarri nga një tjetër i dënuar.

Duke folur për një komunikim që ka pasur me një të dënuar në të njëjtin sektor në burgun e Peqinit ku ndodhi edhe ekzekutimi i Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, gazetari ka zbuluar një skemë se si mund të jetë futur arma.

Ai tha gjithashtu se armën fillimisht nuk e ka marrë Mjacaj, por një tjetër i dënuar i rëndësishëm.

“Në rastin konkret si ka hyrë arma? Nga ato që më ka thënë i dënuari që unë kam komunikuar para se të ndodhte ngjarja, është që me një pajisje elektroshtëpiake, të burgosurve u lejohet të kenë pajisje, por këto ata i porosisin dhe ose blihet nga stafi i burgut ose kontrollohet me imtësi. Një pajisje e cila është futur, por nuk e ka marrë Sokol Mjacaj, atë e ka marrë dikush tjetër.

Nuk po e them është frigorifer apo mikroval, por është një pajisje në të cilën është futur pistoleta. Prandaj them unë se kjo është e paramenduar por e përshpejtojë vendimi i publikuar dje, që ai do çohej në 41 bis. Ai vendim ka bërë që ai të shpejtojë, sepse atij i është bërë pagesa për atë punë.

Ai nuk ka dashur të humbasë këtë mundësi, se nuk ka se si të bëjë para ndryshe një i burgosur me burgim të përjetshëm. Arma është futur me një pajisje elektroshtëpiake dhe nuk ka shkuar për Sokol Mjacajn, por për një të dënuar tjetër shumë të rëndësishëm. Deri më tani është një emër i dyshuar, ai është përfshirë edhe në arratisjen e burgut të Drenovës”, tha Artan Hoxha në studion e Euronews Albania.

Referuar bisedës që ka pasur me të dënuarin, Hoxha tha se ai e kishte telefonuar për t’i shprehur shqetësimin se në burg ishin futur armë, ndërsa i kishte thënë edhe se “kjo, nuk është e ditëve të fundit”.

“Disa ditë më parë kam folur me një të dënuar që është në këtë sektor dhe kam folur pikërisht për këtë gjë. Ai ndihej i rrezikuar dhe kishte informacion se brenda institucionit ishin futur armë. Ai nuk e dinte se kush do të goditej dhe kishte frikë se do të goditej vetë.

Personi që unë kam komunikuar ka qenë i dënuar jashtë shtetit, i dënuar edhe në Shqipëri. Ai i përket kohës ’97-200, është dënuar si pjesëtar i një nga bandave më të mëdha në jug të vendit. Ai ëhstë kapur jashtë shtetit, u dënua atje, u kthye në Shqipëri.

Ka diku te 25 vite burg, është personazh i njohur dhe besoj se biseda ime me të është e regjistruar. Ma shprehu shqetësimin sepse ndihej edhe vetë i kërcënuar dhe ndjeu se mund ta godisnin edhe atë. Ai më dha edhe një orientim se kush mund të kishte futur armë brenda në burg, ai më tha gjithashtu se kjo gjë nuk ishte e ditëve të fundit”, tha Artan Hoxha.

Etiketa: BurgHoxhapeqinVrasja

Lajme të lidhura

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës
Aktualitet

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës

19:40 - 04/02/26
Para
E zuri poshtë çisterna e ujit, ndërron jetë shtetasi turk në Skrapar

Bie nga lartësia një person te 9-katëshet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com