GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Elbasan, sherri me thika nisi për një vajzë

10:30 - 06/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Elbasan, sherri me thika nisi për një vajzë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ardit Hida është 24 vjeçari që vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë të vëllain Mikele Kovaçi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi për motive të dobëta dhe sipas burimeve ky sherr ka nisur për një femër dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës së ftohtë (thikë) që i mori jetën 28 vjeçarit, Florenc Kovaçi.

Po sipas burimeve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. I vëllai është plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
PO SI NDODHI NGJARJA?
Ka qenë ora rreth 19 e 50 minuta, kur dy vëllezërit, përkatësisht Florenc dhe Mikel Kovaçi, janë konfliktuar me një grup të rinjsh, konflikt i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të një femre.
Ata kanë debatuar fillimisht me fjalë dhe më pas janë përdorur armë të ftohta. Për pasojë, ka humbur jetën Florenc Kovaçi, 28 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij, Mikel Kovaçi, 19 vjeç. Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen ‘Qemal Stafa’, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej vëllezërve, shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan, ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K., 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore”, sqaroi Policia e Elbasanit.
VIKTIMA
I riu Florenc Kovaçi ka përfunduar i pajetë në Spitalin e Elbasanit. Ai është goditur disa herë me thikë në pjesën e kraharorit dhe në zemër, plagë të cilat kanë qenë fatale për të. Burimet bënë me dije gjithashtu se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej disa vitesh. Ai gjithashtu njihej si person konfliktual në zonë.
AUTORI
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, forca të shumta policie shkuan në vendin e ngjarjes. Forcat e Rendit nisën krehjen e zonës, duke çuar pas rreth dy orësh në pranga një 24- vjeçar si autor të dyshuar të ngjarjes së rëndë. I riu, i cili banon jo shumë larg banesës së viktimës, ka pranuar krimin përpara Forcave të Rendit. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe armën e krimit (thikë). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë janë marrë në pyetje edhe familjarët e viktimës dhe autorit, ndërsa bëhet me dije se nuk dinin që të rinjtë kishin konflikt më herët.

Etiketa: ElbasanKryesore1PlagosjesherrVrasja

Lajme të lidhura

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”
Aktualitet

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”

15:27 - 31/03/26
Para
Messit i tregojnë se është fituesi, Lewandowskit i ‘vjedhin’ Topin e Artë

Messit i tregojnë se është fituesi, Lewandowskit i ‘vjedhin’ Topin e Artë

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat
Breaking Views

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat

14:50 - 01/04/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk ka votuar raportin IBAR për Shqipërinë, duke akuzuar...

Lexo më shumë
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com