GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Maliq, si gënjyen prindërit e viktimës (Dëshmitë)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Maliq, si gënjyen prindërit e viktimës (Dëshmitë)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet dosja e vrαsjes së Hamdi Bylykbashit, i cili u godit për vdekje nga babai i tij, Shefki Bylykbashi rreth një javë më parë në Maliq. Prindërit e viktimës, Hyrie dhe Shefki Bylykbashi, fillimisht deklaruan se Hamdiu duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

Por teksa ata në spital në Maliq e kanë paraqitur situatën si një ngjarje aksidentale, në policinë e Korçës, burrë e grua kanë mbajtur qëndrime të ndryshme dhe kontradiktore me njëri-tjetrin. Hyrie Bylykbashi, nëna e viktimës gjatë dëshmisë së dhënë në polici, ka treguar se djali i saj ishte në gjëndje të dehur.

Kur është kthyer në shtëpi, ka qënë i gjakosur në ballë.

Më pas e ëma, ka treguar se në oborrin e banesës së tyre, Hamdi Bylykbashi, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në pllakat e oborrit.

Sipas Ora News, pas rëfimit të nënës në pyetje policia ka marë babain, Shefki Bylykbashin, i cili ka treguar se djali i tij kishte humbur jetën si pasojë e goditjes së kokës në murr.

Të njëjtin version Shefkiu dhe Hyria, i kanë treguar shtetasit, Ilmi Xhuti, të cilit i kishin kërkuar ndihmë, në mënyrë që ta mernin me taksi Hamdiun dhe ta çonin drejt spitalit të Korçës.

Por gjatë marjes në pyetje në Polici, Ilmi Xhuti, ka treguar se kur ka parë gjëndjen e Hamdiut dhe gjakosjen e tij në pjesën e kokës, ai ka refuzuar ta mari në makinë, por vendosën të njoftojnë ambulancën e spitalit.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se nëna e viktimës, Hyrija, ka gënjyer dhe vajzën e saj, Emine Hoxhën.

Kjo e fundit ka deklaruar në polici se është telefonuar në 15:57 nga nëna e saj, duke i thënë që të shkonte në Korçë, pasi Hamdi Bylykbashit ishte shumë i sëmurë. Entela, nuk ka qënë në gjëndje të shpjegonte rrethanat se çfarë kishte ndodhur, por ka shkuar në spital duke menduar se thjesht i vëllai kishte pirë përsëri dhe ishte sëmurur.

Përmes këtyre kontradiktave, policia e Korçës ka ngritur dyshime të forta, për një vrasje brenda familjes, duke vënë në përgjim telefonik dhe përgjim ambjental, çiftin Bylykbashin dhe njerëzit e tjerë të familjes. Përmes bisedave të përgjuara, ata bisedonin se çfarë qëndrimi do mbanin për ngjarjen, duke shmangur versionin real të vrasjes.

Etiketa: Hamdi BylykbashitMaliqShefki BylykbashiVrasje

Lajme të lidhura

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë
Aktualitet

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri
Aktualitet

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Atentat ndaj një shqiptari në Greqi/ 36-vjeçari plagoset me armë brenda mjetit të tij, shoqërohen dy persona
Aktualitet

Atentat ndaj një shqiptari në Greqi/ 36-vjeçari plagoset me armë brenda mjetit të tij, shoqërohen dy persona

21:12 - 06/11/26
Para
Shkon mbi 12 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti

Shkon mbi 50 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com