Zbardhet dëshmia e dretejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, para trupës gjykuese, pas vrasjes së ndiodhur disa ditë më parë, brenda institucionit që ai drejtor, ku i burgosuri Sokol Mjacaj vrau, Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, të tre të dënuar me burg përjetë.
Dëshmia
Kam më shumë se 28 vite që është i punësuar në sistemin e burgjeve, ku aktualisht ushtroj detyrën e Drejtorit të IEVP Peqin, i komanduar që nga data 22.11.2023, ndërsa emërimin e kam në pozicionin e specialistit në Sektorin e Trajnimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Në detyrën që ushtroj aktualisht kam në pozicionin organik si shef policie që nga data 14.12.2023 shtetasin Qani Muça, i cili më parë mbante detyrën e shefit të 41 Bizit në IEVP Peqin dhe godinën e paraburgimit. Në këtë detyrë që nga data 22.11.2023 në detyrën e shefit të policisë deri më datë 14.12.2023 ka qenë shtetasi Nikolin Gjonpali.
Me marrjen e detyrës më datë 22.11.2023 është marrë me organizimin e punës dhe sistemin e disa të dënuarve që nuk ishin akomoduar për shkaqe të ndryshme në dhomat e akomodimit në sektor, situatë të cilën e ka mësuar nga struktura vartëse e policisë.
Më datë 15.12.2023 rreth orës 13;52 minuta kam qenë në ambjentet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënëse-marrrëse se diçka po ndodhte në godinën B, ambientet e ajrosjes.
Kam folur në radio se çfarë problemi ka dhe më raportuan në radio se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë. Në moment kam dalë nga zyra dhe jam nisur për në regjim të brendshëm. Aty kam parë se ishin dy të plagosur me armë zjarri dhe ishin me gjak. Hypën të dy të plagosurit në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore.
Pas kësaj u futa në ambietet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe ka shkuar tek vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjaca.
Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajrosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjaca, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete.
Afrohem tek dera dhe i burgosuri më tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në këto momente, i thashë një polici që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjellë telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, të cilit i raportova që kemi një ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete.
Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës.
E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do t’i tregoj të gjitha.
Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë siç i thamë neve. Hapi derën dhe e shoqëruam me shërbimet e policisë.
Procedura e akomodimit në dhomë të një të dënuari i cili në rastin e parë që vjen i trasferuar nga një IEVP tjetër, apo paraburgim bëhet duke u vendosur në godinën e observimit (ambientet e pritjes), ku mësohet lidhur me konfliktet, njohjen e personalitetit të tij, njohjen me vendimin nga sektorët përkatës.
Më pas bëhet akomodimi në dhomë i tij, duke marrë parasysh se në sektorin e tij mos ketë konflite apo hasmërira. Në të gjitha rastet që bëhet sistemimi i të dënuarve nëpër dhoma, procedura është e tillë: Propozohet nga shefi i regjimit të brendshëm, në rastin konkret në IEVP Peqin është punonjësi me gradë nenkomisar, i quajtur Vilson Shima dhe përgjegjësi i sektorit Shoqëror që është shtetasi Agim Haka dhe miratohet nga shefi policisë i IEVP-së, dhe më pas konfimohet nga Drejtori IEVP-së.
I dënuari Sokol Mjaca është në sektorin e sigurisë së lartë për shkak të vendimit gjyqësor ku caktimi i sigurisë vendoset me vendim gjykate. I dënuari Sokol Mjaca (i dënuar me burgim të përjetshëm), nga koha që unë erdha i komanduar në detyrën e drejtorit të IEVP Peqin në datën 22.11.2023, e kam gjetur të akomoduar në godinën e cilësuar si godina e 41-Biz, i cili aty ishte i akomoduar i vetëm në dhomë.
Për shkak se do të hapej 41-Biz, duhet të boshatiseshin sektorët ku ishin të akomoduar rreth 20 të burgosur, të cilët brenda ditës janë sistemuar nëpër sektorë të tjerë dhe janë marë masat për akomodimin e të burgosurit, i cili me urdhër të Ministrit të Drejtësisë do të kalonte në regjimine posacëm (41-Biz).
Për këtë arsye e kemi sistemuar në katin e dytë të godinës B. Në fillim të muajit hartohet grafiku nga shefi i regjimit të brendshëm dhe shefi i policisë, për daljen në ajrosje të burgosurve sipas sektorëve dhe miratohet nga drejtori i institucionit. Si në dalje për ajrosje dhe në hyrje për ajrosje bëhet kontroll nga punonjësit e policisë të ngarkuar për këtë detyrë.
Unë nuk e kam të qartë se si e ka kryer lëvizjen ky i burgosur. Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajrosjes mu tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë.
Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë në sheshin e ajrosjes. Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajrimit.
Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Pastaj ndërhynë punonjësit e policisë dhe e çuan tek ambientet e takimit.
Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda.
Siç u shpreha më lart duhet të kontrollohej. Behet regjistri i i të dhënave të personit, i cili sjell ushqimet tek postoblloku ne hyrje të rrethimit të jashtëm të IEVP-së. Shoqërohet personi për në vendin e kontrollit që është para hyrjes në regjimin e brendshëm.
Atje bëhet kontrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Po skanohen, por skaneri ka qenë me difekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh.
Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjës policie të cilët bëjnë vëzhgimin nga sipër. Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi.
Shtetasi Sokol Mjaca kishte tre ditë. Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysëm, pasi ai u fut tek dhoma e takimit.
Në komukimin ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit.
E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz. Nuk mund ta sqaroj se si ka ndodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë patur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjësit e policisë, të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore.
Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qenë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023.
Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vellai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo.
Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikeshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nëpërmjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që t’i pranojë ose jo ushqimet.
Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt.
U kqyr dhoma nr.12, sektori 2, kati 1, Godina B siguri e lartë në IEVP Peqin, e cila ndodhet përball bokseve të ajrimit të godinës B. Gjatë kqyrjes së dhomës në pjesën ballore të derës hyrëse ndodhet dritarja e cila në pjesën e sipërme ka të varur një perde e cila ka një vrimë tejshkuese me përmasa 4×4.5 cm.
Pasi hapim perden vihet re dritarja me dy kanate metalike dhe prej xhami ku xhami në krahun e djathtë të dritares ka një vrimë tejshkuese me përmasa 3.5×5.5 Cm. Poshtë dritares afër një stoli u gjetën dy pjesë metalike të shtypura të ngjashme si ato të predhave të fishekëve luftarake.
Më pas kqyrja vazhdoj në ambjentet e godinës së takimeve të seksionit B në sigurinë e lartë ku në hyrjen e godinës në distacë 150 cm. Në ambjentet e cila është e përshtatur për takimet me familjarët është gjetur një armë zjari me numër J 132766 ku brenda në fole ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja me kapsollë të goditur.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë marë me tampon steril njolla me ngjyrë të kuqe të cilat janë të ngjashme si ato të gjakut njerëzor.
Lidhur me provat materiale u përpiluan vendimet për kryerje ekspertimi daktiloskopik, balestik si dhe biologjik.
Eshtë kqyrur dhoma e akomodimit te shtetasit Sokol Mjaca, i cili ishte i akomoduar me shtetasin e denuar Engjell Ucaj, ku u konstatua se tualeti ishte jo e montuar mire dhe kaseta ishte jashtë funksionit.
Discussion about this post