GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja te azili privat “Ruaje Moshën” në Tiranë, autori “Qytetar Nderi” i Kavajës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja te azili privat “Ruaje Moshën” në Tiranë, autori “Qytetar Nderi” i Kavajës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sherr banal mes dy të moshuarve përfundoi me një të vdekur në një azil privat në lagjen “Ali Demi”, në Tiranë, orët e para të mëngjesit.

Policia njoftoi më herët se 78-vjeçari Zyhdi Shehi goditi me bastun në kokë Virxhil Veshon duke e lënë të vdekur në vend. Viktima, 82 vjeç dhe autori ishin konfliktuar më herët për çështjen e krevatit, sipas burimeve policore.

Punonjës së azilit privat “Ruaje Moshën” ku ndodhi ngjarja, kanë dëshmuar se të dy të moshuarit vuanin nga skleroza.

Ndërsa të moshuar të tjerë, që jetojnë në azil, thanë për mediat se 78-vjeçari qëndronte te “Ruaje Moshën” bashkë me bashkëshorten.

“Më bullizonte, më zinte rrugën”, mësohet të ketë thënë 78-vjeçari Zyhdi Shehi para grupit hetimor pas krimit.

Autori është një emër i njohur në qytetin e Kavajës. Shehi ka disa publikime në fushën e historisë, madje vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës.

Azili ku ndodhi ngjarja

Sipas biografisë së botuar edhe online, Zyhdi Shehi është diplomuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për Gjuhë-Letërsi e më pas ka mbaruar me korespondencë edhe Fakultetin Filologjik të Tiranës, po për Gjuhë-Letërsi.

Pas një periudhe pune si mësues, në vitin 1982, nis punën në Muzeun Historik të Kavajës. Në vitin 1996, pas botimeve të artikujve të shumtë në fushën e historisë dhe etnografisë së zonës, del me librin e parë, monografinë kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga.

Më pas, në vitin 2000, monografinë Andrea Ekonomi, “Mësues i Popullit”, “Kavaja, figura të shquara historike” 2005, “Indrit Cara”, 2007, “Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka, e Diplomati Stavro Stavri”, etj. Për merita në punë i është dektretuar në vitin 1990 edhe medalja “Naim Frashëri”.

Lexo edhe:

Tiranë/ Vrasje në azilin “Ruaje Moshën”, 78 -vjeçari vret shokun e dhomës me bastun

Etiketa: azili Ruaje MoshënKavajëKryesore1policia e TiranesTiraneZyhdi Shehi

Lajme të lidhura

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba
Aktualitet

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Para
Humb jetën shoferi në aksin rrugor Levan – Tepelenë, makina doli nga rruga

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26

Studentja Anjeza Marku, aktiviste në protestën e studentëve dhe qytetarëve, e ftuar në News24, foli për protestën e madhe kombëtare,...

Lexo më shumë
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com