GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasje mafioze në Peqin, 45-vjeçari gjendet i ekzekutuar me dy plumba

15:55 - 17/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasje mafioze në Peqin, 45-vjeçari gjendet i ekzekutuar me dy plumba
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një krim mafioz ka tronditur Peqinin, ku një person i paidentifikuar, i cili mendohet rreth 45-vjeç është gjetur i ekzekutuar pranë lumit Shkumbin. Viktima, i cili paraprakisht mendohet se nuk është banor i zonës është gjetur nga kalimtarët pranë plehrave në një zonë të pabanuar dhe menjëherë është njoftuar policia e zonës, e cila është nisur për në vendin e ngjarjes.

Nga këqyrja ka rezultuar se viktima kishte marrë dy plumba nga pas, një në kurriz dhe një mes brinjëve, që mendohet se i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia fillimisht ka kontrolluar në rrobat e viktimës për mjet identifikimi, por nuk ka gjetur asnjë, duke e bërë edhe më të vështirë zbardhjen e këtij krimi të rëndë.
Ndërkohë, grupi hetimor dyshon se viktima është qëlluar në vend tjetër dhe më pas është transportuar në zonën ku u gjet i pajetë, e cila nuk është e banuar dhe nuk ka as ndriçim e as kamera sigurie. Megjithatë, për policinë fillimisht duhet bërë identifikimi i viktimës me qëllim që më pas të hetohet mbi motivet dhe autorët e vrasjes.

Për këtë arsye, policia ka kërkuar ndihmën e kolegëve në drejtoritë e tjera vendore për të gjithë personat e shpallur të zhdukur, të cilët janë 40-50 vjeç, me qëllim identifikimin e viktimës. Pas identifikimit të viktimës, i cili mendohet se është nga rajonet përqark vendit të ngjarjes, policia pritet të nisë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe kapjen e autorëve.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e Elbasanit, ndërkohë që po punohet me familjarët e personave të zhdukur për identifikimin e tij. Sipas grupit hetimor, kjo vrasje është e sofistikuar, pasi autorët nuk kanë lënë gjurmë në vendin e ngjarjes dhe zbardhja e saj do jetë e vështirë, duke të bërë të ngrihen dyshime për një krim mafioz. Një vrasje e tillë vjen vetëm pak ditë pas emërimit të kreut të ri të policisë së shtetit, i cili ka ndërmarrë një analizë të thellë në çdo qark të vendit, por që duket se reforma e tij do të nisë pikërisht nga qarku i Elbasanit.

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Para
Vdekja e 4 turistëve rusë, zbulohet pista e re e hetimit dhe priten arrestime

Vdekja e 4 turistëve rusë, zbulohet pista e re e hetimit dhe priten arrestime

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com