GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasjet e Laert Haxhiajt, prokurori Ajazi: Ja si u bind Artan Tafani të rrëfehet…

18:25 - 07/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasjet e Laert Haxhiajt, prokurori Ajazi: Ja si u bind Artan Tafani të rrëfehet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori që bindi Artan Tafanin, të rrëfejë krimet e grupit të Laert Haxhiut, tregon se si u arrit të zbulohej e të dokumentohej një prej vrasjeve që ai kishte kryer.

Kreshnik Ajazi, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Gjerat Tona”, në “Abc News”, shpjegon se si po veprohet me ballafaqimin e provave e akteve në dosje, me thëniet e të penduarit, dhe pse Tafani nuk konsiderohet ende si bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ai thotë se në pikën ku ndodhen hetimet deri më tani Tafani konsiderohet një ndër personat nën hetim në kuadër të procedimit penal që po kryhet.

Artan Tafani, ishte i dyshuar për vrasje apo u mësua më vonë gjatë deklarimeve të tij që kishte kryer vrasje?

Ky person, në hetim ka qenë që në momentin e parë, një ndër personat e dyshuar për njërën nga ngjarjet kriminale që janë tashmë objekt I këtij hetimi. Për ngjarjen e tetorit 2021 ku mbeti I vrarë shtetasi Alban Semaku. Pra, ka qenë që në momentin e parë, në veprimet e para hetimore të kryera bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore pranë drejtorisë vendore të policisë së Elbasanit, ka qënë ndër personat e dyshuar për këtë ngjarje. Dhe që në veprimet e para hetimore, është arritur të identifikohet si person dhe të kryhen veprime të caktuara hetimore në drejtim të tij. Dua të them që, që në momentin e parë ka qenë person në kërkim për këtë ngjarje. Si i dyshuar për këtë ngjarje.

Ka qënë person i identifikuar dhe i lidhur me atë ngjarje që në momentin e parë të marrjes dijeni dhe marrjes së informacionit për atë ngjarje.

Ai ka pranuar të bashkëpunojë duke u kthyer në të penduar dhe falë dëshmisë së tij, janë zbardhur shumë krime të rënda, vrasje, shpërthime me ekploziv, atentate. Madje edhe sulme të planifikuara për njerëz të drejtësisë. Sa të besueshme janë deklarimet e Artan Tafanit?

Për t’i qëndruar korrekt detyrimeve ligjore, për sa kohë cështja vijon në fazë hetimi, unë nuk mund të konfirmoj mbi cilësinë procedural të këtij personi. Këroj mirëkuptimin tuaj, mund të konfirmoj vetëm faktin që është një ndër personat nën hetim në kuadër të këtij procedimi penal të këtyre procedimeve tashmë të bashkuara në një të vetëm sipas rregullave. Në aspektin ligjor dhe teorik, mund të them në cdo rast kur një person pranon të bashkëpunojë me drejtësinë, në kushte normale pasi merret dëshmia e tij, verifikohen të gjitha të dhënat e marra prej të penduarit, si duke i ballafaquar me aktet që janë në dosje. Pra, për të verifikuar nëse deklarimet janë apo jo reale, ashtu edhe me vijim e veprimeve të tjera verifikuese me qëllim që të verifikohet besueshmëria e personit, saktësia, sinqeriteti i bashkëpunimit me organet e drejtësisë të një personi i cili merr një status të tillë.

Gjithësesi me këtë nuk dua të them që personi nën hetim është bashkëpunëtor i drejtësisë, nuk mund ta konfirmoj dicka të tillë për shkak të detyrimeve ligjore, por teorikisht kjo është situata si një institut procedural. Në kushtet e luftës ndaj krimit të organizuar në disa raste kthehet si prova kryesore, për të sqaruar të gjithë mënyrën e veprimit të një forme të krimit, për të sqaruar bashkëpunëtor, rrethanat e ngjarjes, veprat penale. Pra, kthehet në provë decizive për të hetuar një formë të krimit të organizuar, prandaj është një instrument shumë i rëndësishëm i krijuar.

Etiketa: ajaziKryesore1prokuroritafaniVrasje

Lajme të lidhura

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata
Aktualitet

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata

19:00 - 20/03/26
Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë
Aktualitet

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

18:43 - 20/03/26
Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën
Aktualitet

Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

18:05 - 20/03/26
Para
Korreshi për Bashën: Ditën të jep dorën, natën të zë pritë

Kë njihni si kryetar të Grupit Parlamentar të PD? Ja ç’thotë deputetja e PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq
Sport

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26

Elbasani dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në...

Lexo më shumë
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26
Lewandowski flet për duelin ndaj Shqipërisë: Nuk e konsideroj si ndeshjen e fundit…

Lewandowski flet për duelin ndaj Shqipërisë: Nuk e konsideroj si ndeshjen e fundit…

21:10 - 20/03/26
Katër fitore radhazi për Napolin, ekipi i Contes mund Cagliarin dhe parakalon Milanin

Katër fitore radhazi për Napolin, ekipi i Contes mund Cagliarin dhe parakalon Milanin

20:45 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com