GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasjet në Serbi e Mal të Zi, ‘SKY’ zbuloi praninë e një shqiptari…

08:07 - 07/08/23
në Aktualitet, Rajoni
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasjet në Serbi e Mal të Zi, ‘SKY’ zbuloi praninë e një shqiptari…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjet kriminale të ndodhur gjatë muajve janar dhe korrik të vitit 2020, ku mbetën të vrarë katër persona nga Mali i Zi dhe nga Serbia.

Ndërkohë dekriptimi i ‘SKY’ ka zbuluar praninë e një shqiptari në vrasjen e pjesëtarëve të mafies malazeze të ndodhur në Korfuz dhe në Vari gjatë 2020.

“Nga të dhënat e Europolit u konstatua se përdoruesi i aplikacionit Sky ECC është shtetas shqiptar me banim në Greqi dhe mban dy llogari bankare në Bankën Kombëtare dhe kartat e debitit përkatës”, raportohet sipas informacioneve.

Megjithatë, duke qenë se autoritetet nuk kanë mundur ta lokalizojnë deri më sot, për të verifikuar të gjitha transaksionet e tij bankare, për të regjistruar lëvizjet e tij dhe për t’i vlerësuar ato për ndonjë lidhje me çështjen nën hetim, llogaritë në valutë të huaj që mund të ketë mbajtur personi kryesor në vrasjen e dyfishtë.

Autoritetet vlerësojnë se mund të hasin në “një thesar të vogël” që përfshin një thes me para, por edhe gurë të çmuar, bizhuteri të shtrenjta dhe orë.

Ka shumë gjasa që të zbulohen gjatë hetimeve edhe rruga e përfitimit të parave të zeza, që mund të lidhen me dy vrasjet, por edhe me trafikun e drogës”.

Ngjarjet:

Pasditen e së dielës, 19 janar 2020, në Vari-Koropi , në tavernën “Voskopula” , mbizotëronte qetësia relative. Në dyqan ishin disa njerëz, duke përfshirë dy familje të huajsh. Papritur, katër persona kanë hyrë në tavernë me fytyrat e zbuluara dhe automatikët në duar. Para se personat që ishin në tavolinë të reagonin, të katër burrat qëlluan me armë dhe i ekzekutuan me gjakftohtësi, përpara pjesës tjetër të familjeve të tyre dhe klientëve.

Viktimat ishin një slloven dhe një malazez, të cilët ishin qëlluar për vdekje. Oficerët e policisë arritën në përfundimin se bëhej fjalë për larje hesapesh.

Ky incident i përgjakshëm ishte vetëm fillimi. Shtatë muaj më vonë, përplasja vazhdoi, këtë herë në ishullin e Phaeacians. Dy burra të tjerë, një nga Serbia dhe një nga Mali i Zi, u gjetën të vdekur brenda një makine, e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie me qira.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Kanouli të Agios Matthaios Korfuzit mbrëmjen e 23 korrikut 2020 .

Nga dosja e Departamentit të Krimeve Kundër Jetës rezultoi se dy viktimat në masakrën e Varit ishin në kërkim ndërkombëtari nga autoritetet malazeze për krijimin e një organizate kriminale.

Nga hetimet rezultoi se viktimat kishin lidhje me organizatën kriminale Skaljari, e cila është me qendër në qytetin e Kotorrit të Malit të Zi dhe ka qenë në luftë me një organizatë tjetër, Kavac , gjatë viteve të fundit., nga i njëjti qytet.

Sipas Europol, autoritetet franceze posedonin biseda të koduara, disa prej të cilave kishin lidhje me vrasjet në Vari dhe Korfuz .

Për këtë arsye, Europoli paraqiti një kërkesë në Seksionin e Posaçëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Parisit kundër krimit të organizuar Junalco dhe iu dhanë të dhëna në lidhje me përmbajtjen e bisedave të përdoruesve të aplikacionit Sky ECC.

Nga të dhënat e Europolit u konstatua se përdoruesi i aplikacionit Sky ECC është shtetas shqiptar me banim në Greqi dhe mban dy llogari bankare në Bankën Kombëtare dhe kartat e debitit përkatës.

Tashmë pritet që në hetimet në vijim të zbardhen të tjera detaje, dhe të zbulohet roli i shqiptarit.

Etiketa: ShqiptariSkyVrasjet në Serbi e Mal të Zi

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
Threads humb më shumë se gjysmën e përdoruesve

Threads humb më shumë se gjysmën e përdoruesve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com