GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau dhe e hodhi në kanal 64-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg Fetah Marra/ Detajet

17:14 - 13/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrau dhe e hodhi në kanal 64-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg Fetah Marra/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Shkallës së Parë Berat dënoi me 20 vite burg Fetah Marrën, i akuzuar për vrasjen e 64-vjeçares Fatime Sulit. Krimi ka ndodhur mbrëmjen e 20 Janarit 2022 në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës.

Trupi gjykues i përbërë nga treshja e gjyqtareve Ardiola Çela, Albana Misja dhe Entela Gjoni, me gjyqtare kryesuese Ardiola Çela, vendosi dënimin me 20-vite burgim për shtetasin Fetah Marra.

Në vendimmarrjen e saj, trupi gjykues i qëndroi masës së dënimit të kërkuar nga prokurori Elidon Hysenaj.

Vendimarrja e gjykatës u mbështet në provat e shqyrtuara dhe të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje. Marra mbërriti në Gjykatën e Beratit rreth orës 15:00 minuta nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që gjyqi i tij u krye me dyer të mbyllura.

Po kështu, trupi gjykues ka dhënë dënimin me 1-vit burg edhe për shtetasin Izet Marra, i akuzuar për mos kallzim krimi.

Avokati i familjes Suli, Ramiz Oboni, ka deklaruar se janë të pakënaqur me vendimin dhe se do ta apelojnë atë.

Sipas avokatit Oboni, Fetah Marra nuk duhet të dënohej vetëm për vrasje pasi ai fillimisht e ka përdhunuar viktimën dhe më pas e ka vrarë atë dhe e ka hedhur në kanal gjysmë të zhveshur.

“Do apelojmë vendimin, Fetah Marra nuk duhet të dënohej vetëm për vrasje, e përdhunoi dhe më pas e vrau”, tha ai.

Si ndodhi krimi

Viktima u gjet gjysmë e zhveshur, e hedhur në një kanal dhe e mbuluar me gjethe. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Kozare të Kuçovës. 64-vjeçarja Fatime Suli nuk u kthye në banesë si zakonisht, gjë që alarmoi familjarët, të cilët pas disa kërkimeve të tyre lajmëruan policinë. Kjo ka bërë që efektivët të vihen të kërkim të gruas, të cilën e kanë gjetur 1 orë pas nisjes së kërkimeve të hedhur në një kanal, të zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe në lagjen “Havaleas”, vetëm 1 km larg banesës së saj.

Nga kamerat e sigurisë u bë e mundur zbulimi i autorit të ngjarjes, Fetah Narra, 58 vjeç, i cili ishte komshi me 64-vjeçaren. Dyshimet e para janë që gruaja të jetë mbytur me duar, ndërsa shkak të disa parave borxh që 58-vjeçari i kishte Sulit. Në polici, autori ka thënë se viktima i ngeli në duar. “Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, ishin deklaratat e para të tij pas arrestimit.

Dëshmia

“Ditën e djeshme, rreth orës 10:00 paradite doli me bagëtitë te tokat e tij në fshatin Havaleas. Teksa kullosja dhitë pa në një shesh afër një kulle nafte se ishte dhe shtetasja Fatime Suli. Fatimja po mblidhte penj që përdoren për të lidhur domatet e serave.

Po ashtu afër Fatimes ishte dhe një karroce dore që ajo e mbanë për të transportuar penjtë që mblidhte dhe t’i çonte në shtëpi. E pyetu se si ishte por ajo nuk i ktheu përgjigje. Më pas i kërkoi që t’i kthente përgjigje. Ajo më pas i ka thënë; çfarë do. Pas këtyre fjalëve i ka thënë që duhej t’i jepte lekët që i kishte, por ajo i ka thënë se nuk ia jepte. Më pas ajo i ka thënë se përse e përgojonte, sikur shkonte me burrat e tjerë.

Shtetasi Fetah Mara i ka thënë që nuk e ka përgojuar, por i ka kërkuar që t’i kthente ato që i kishte. Por ajo ka refuzuar duke i thënë që nuk kishte për t’i dhënë. Pasi i ka marrë penjtë me forcë nga dora i ka thënë; ik merr lekët. Penjtë ia ka hedhur në tokë dhe ndërkohë Fatimja i ka marrë dhe i ka thënë që të largohej.

Më pas ajo ka marrë një plis dheu dhe e ka goditur në shpatullën e majtë. Më pas ka marrë një gur dhe e ka kërcënuar duke i thënë që do ta godiste. Ia ka marrë gurin nga dora me forcë dhe e ka hedhur në tokë. Ajo përsëri i ka marrë dhe i ka thënë që do ta godiste.

Në këtë kohë e ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë, por Fatimja ka marrë përsëri gurin dhe i ka thënë që do e godiste. Në këtë kohë ia ka rrëmbyer gurin nga dora dhe me parakrahun e tij e ka kapur nga mbrapa duke ia vendosur në fyt dhe po e mbante të shtrënguar. Ajo i ka thënë që do e lëshonte, pasi do të njoftonte policinë.

Duke qenë se ishte i dehur, deklaron shtetasi Fetah Marra, nuk mban mend se çfarë ka ndodhur më pas, por papritur ka parë që Fatimja u këput që në këmbë. Ajo u bë dyllë e verdhë dhe e vuri re që ndërroi jetë.

Më pas e ka tërhequr zvarrë nga shpatullat dhe e ka e vendosur te një ulluk i vogël, jo shumë larg nga vendi që e mbyti. Aty e ka mbuluar me ca mbeturina domatesh të shkulura dhe copa penjsh që gjeti aty rastësisht. “, thuhet në dosjen hetimore.

Etiketa: Fetah MarraKryesore1KuçoveVrasja

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Modelja tregon detaje nga ‘nata e nxehtë’ me futbollistin

Modelja tregon detaje nga ‘nata e nxehtë’ me futbollistin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com