GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vrau djalin e tij, ish anëtarin e ‘Babastars’ në mes të Prishtinës/ Gjykata jep vendimin për Skënder Krasniqin

10:45 - 01/06/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau djalin e tij, ish anëtarin e  ‘Babastars’ në mes të Prishtinës/ Gjykata jep vendimin për Skënder Krasniqin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Prishtinës ka lënë në arrest me burg për 1 muaj Skënder Krasniqin i cili vrau djalin e tij, Albert Krasniqi.

Ky i fundit ishte një emër i dëgjuar në Kosovë pasi ka qenë pjesë e grupit të famshëm ”Babastars” si dhe biznesmen.

Ngjarja ndodhi më 27 janar teksa Krasniqi kishte 1 javë që ishte ndarë nga gruaja, ish-missi i Kosovës dhe babai Skënder Krasniqi i kishte kërkuar të dorëzohej në Polici pasi Albert Krasniqi ishte në kërkim nga Policia për dhunë ndaj Besa Gashit.

Albert Krasniqi  u përplas me babain e tij, Skënder Krasniqin dhe ky i fundit i shkaktoi vdekjen.

Njoftimi nga Gjykata e Prishtines:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit S.K. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri ekziston rreziku se do të pengohet rrjedha e procedurës penale.

I pandehuri S.K. dyshohet se me datë 27.01.2021 rreth orës17.00, në parkingun e ndërtesës ku edhe ka banuar, nga motive ende të panjohura deri më tani ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin A.K. dhe si pasojë e plagëve të marra i ndjeri A.K ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Etiketa: Albert KrasniqiBabastarsPrishtineSkender Krasniqi

Lajme të lidhura

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend
Botë

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26
Para
“Menduam se pamë alien pushtues”/ Dua Lipa nxjerr foton nga hapsira qiellore: Ishte thjesht…

“Menduam se pamë alien pushtues”/ Dua Lipa nxjerr foton nga hapsira qiellore: Ishte thjesht…

TË FUNDIT

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje
Breaking Views

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26

Paris Saint-Germain, që kishte fituar ndeshjen e parë 5-2, nuk pati mëshirë për Chelsean as në sfidën e kthimit, teksa...

Lexo më shumë
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com