GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vrau gruan me lugën e këpucëve, shpallet fajtor shqiptari në Zvicër

08:28 - 17/11/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrau gruan me lugën e këpucëve, shpallet fajtor shqiptari në Zvicër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e St.Gallen ka shpallur fajtor një shqiptar nga Kosova me akuzën për vrasje nga pakujdesia në shtator të vitit 2020. Ai u dënua me gjashtë vite e gjysëm burg dhe me dëbim nga vendi për shtatë vjet.

Kundër këtij aktgjykimi i akuzuari u ankua. Në seancën e apelit, avokatët e tij mbrojtës kërkuan dënimin me dy vjet burgim dhe heqjen dorë nga dëbimi nga vendi.

Në seancën e apelit i akuzuari tha se kishte ardhur në Zvicër gati 50 vjet më parë për shkak se gjendja ekonomike në vendin e tij ishte shumë e keqe, shkruan tagblatt.ch. Në vitin 1979 u martua me një bashkatdhetare dhe patën pesë fëmijë.

Gruaja dhe fëmijët fillimisht kanë qëndruar në Ballkan dhe nga viti 1994 janë zhvendosur edhe ata në Zvicër. Fillimisht, jeta me gruan e tij shkonte shumë mirë, shpjegon ai. Por, me daljen e tij në pension, në vitin 2013, gruaja kishte ndryshuar sjelljen dhe marrëdhënia mes tyre ishte përkeqësuar.

Kryetari i trupit gjykues i ka ballafaquar të akuzuarin me përmbajtjen e aktakuzës. Aty thuhej se gruaja kishte filluar, në mënyrën e përshkruar si impulsive, ndonjëherë agresive të akuzonte rregullisht burrin e saj duke e fyer dhe poshtëruar, dhe duke i shkaktuar kështu lëndim të thellë emocional.

Fëmijët e tyre e përshkruanin vazhdimisht babanë e tyre si një person të këndshëm dhe të qetë, transmeton albinfo.ch. Ai reagonte ndaj sulmeve të gruas së tij duke qëndruar i qetë, i heshtur, këmbëngulës dhe ndonjëherë duke ikur. Ai kurrë nuk ishte i zhurmshëm apo i dhunshëm ndaj saj.

Me sa duket, fëmijët kishin trajtuar bashkë situatën e përkeqësuar në shtëpinë e prindërve të tyre. Ata kishin shkëmbyer mendimin se trajtimi psikiatrik ndoshta do t’i bënte mirë nënës. Gjatë marrjes në pyetje në prokurori, ata deklaruan se nëna e tyre në fakt (më herët) ishte një person me zemër të mirë, por më pas kishte “kthyer pllakën” dhe kishte filluar të fantazojë. I akuzuari konfirmoi përmbajtjen e cituar nga aktakuza.

Kundërshton dëbimin: Të gjitha kontaktet sociale i ka në Zvicër

Të Premten e Madhe të vitit 2019 (19 prill) ndodhi tragjedia familjare: Që në mëngjes, viktima mësohet se ka fyer dhe poshtëruar vazhdimisht bashkëshortin. “Edhe pse deri në atë moment ai i kishte duruar gjithmonë me qetësi tiradat dhe ofendimet e gruas së tij, këtë herë ai u soll ndryshe nga zakonisht, provokimet atë mëngjes shkaktuan një reagim të pakontrolluar”, thuhet në aktakuzë.

I dyshuari fillimisht e goditi gruan me grusht në fytyrë, më pas e kapi një lugë metalike këpucësh dhe e goditi gruan në vazhdimësi në kokë me të. Pas kësaj ai thirri policinë. Ai ka shpjeguar se kishte rrahur gruan e tij dhe se ajo ishte pothuajse e vdekur. Pas mbërritjes së ambulancës dhe policisë, ai ka lejuar të arrestohet pa rezistencë. Më vonë ai ka dëshmuar se kurrë nuk e kishte menduar të vriste gruan e tij.

Mbrojtja theksoi se gjykata më e ulët kishte shqiptuar një dënim të tepruar. Ajo nuk kishte marrë parasysh rrethanat që çuan në krim. Klienti i tij duhet të dënohet me burg me kusht prej dy vjetësh dhe të lirohet menjëherë nga paraburgimi në të cilin ndodhet prej një viti e gjysmë. Dëbimi nga Zvicra duhet të shmanget, përcjell albinfo.ch. Të gjithë fëmijët dhe nipërit e tij, me të cilët ka kontakte të ngushta, jetojnë në Zvicër. Ai ka punuar këtu për 40 vjet dhe nuk kishte rënë kurrë në kundërshtim me ligjin. Ai është i integruar mirë në Zvicër. Nëse do t’i duhej të kthehej në atdheun e tij, ai do të humbiste të gjitha kontaktet shoqërore.

Ulje vetëm simbolike e dënimit: Vendimi për dëbim nga Zvicra, mbetet në fuqi
Prokurorja kërkoi rrëzimin e ankesës. Gjykata më e ulët e ka arsyetuar me kujdes vendimin e saj, shpjegoi ajo. Ajo argumentoi se akti ishte shumë brutal dhe se intensiteti i tij ishte i pakuptueshëm.

Gjykata Kantonale e St.Gallenit ka shpallur vendimin e saj me shkrim. Ndonëse ka anuluar vendimin e gjykatës më të ulët, ajo vetëm sa ka ulur dënimin me burg nga gjashtë vjet e gjysmë në gjashtë vjet e tre muaj. Dëbimi nga shteti prej shtatë vitesh gjithashtu mbetet në fuqi. I akuzuari duhet të paguajë shpenzimet e të gjitha hetimeve dhe procedurave gjyqësore. Ato arrijnë në rreth 50.000 franga.

 

Etiketa: lugeShqiptarivrau

Lajme të lidhura

Hillary Clinton jep dëshmi për Epstein: Nuk e kam takuar! Pse nuk pyesni Trump?
Botë

Hillary Clinton jep dëshmi për Epstein: Nuk e kam takuar! Pse nuk pyesni Trump?

18:07 - 26/02/26
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
Para
Alarmi/ Forcohet mafia ndërkombëtare në Turqi

Alarmi/ Forcohet mafia ndërkombëtare në Turqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
KRYESORE

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26

Në Report TV, u diskutua për ndryshimet e fundit në Qeveri. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se mendonte se...

Lexo më shumë

23:38 - 26/02/26
Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

22:41 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26
Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

21:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com