21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani, i cili vrau nënën e tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe, më 3 nëntor në Itali, po qëndron i shtruar në repartin psikiatrik, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
I riu nuk është transferuar në burg pas arrestimit, pasi gjendja e tij psikologjike ka kërkuar trajtim të specializuar.
Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se pasi i mori jetën nënës së tij, kishte tentuar t’i jepte fund edhe jetës së vet.
Sipas mediave italiane, përgjigjet e 21-vjeçarit kanë qenë konfuze dhe kanë dëshmuar paqëndrueshmëri në komunikim.
Për këtë arsye, gjykata ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse masa e arrestit në burg do të vijojë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën ku nënë e bir jetonin së bashku, në zonën e Brescias.
Xhani e goditi disa herë me thikë 39-vjeçaren, duke i shkaktuar plagë fatale.









Discussion about this post