GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau policin në Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

14:42 - 10/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrau policin në Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Azgan Mërnica, i akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë Novruz Cenalia.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024 në Fier, ku sipas hetimeve, konflikti nisi pas një manovre të rrezikshme që i pandehuri Mërnica kreu me automjetin e tij.

Efektivi Cenalia, i cili ndodhej në automjetin e tij privat dhe ishte nisur për në detyrë, i tërhoqi vëmendjen Mërnicës për mënyrën e gabuar të drejtimit.

Kjo ndërhyrje dyshohet se solli irritimin e Mërnicës, i cili zbriti nga automjeti me një çantë ku mbante armën e zjarrit.

Pasi iu afrua makinës së viktimës, ai nxori armën e llojit pistoletë dhe qëlloi në drejtim të fytyrës së efektivit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme ndërsa në momentin e ngjarjes, viktima ishte i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes penale nr. 689/2024, këtë të enjte, më 10 korrik 2025, Prokuroria paraqiti konkluzionet përfundimtare dhe kërkoi deklarimin fajtor të Azgan Mërnicës për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit Azgan Mërnica për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 të Kodit Penal, kryer ndaj viktimës Novruz Cenalia.

Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri Azgan Mërnica ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit Novruz Cenalia, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit A.M. me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim.

Etiketa: Azgan MërnicaFierpretenca

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!

Vladi: Ja si e paralajmëron Timothy Snyder në librin e tij ‘On Tyranny’ atë që po ndodh me “babë” Ramën dhe “babë” Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com