GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vrojtimi i BSH/ Më pak se një e treta e shqiptarëve zotërojnë njohuritë minimale financiare

07:51 - 13/04/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrojtimi i BSH/ Më pak se një e treta e shqiptarëve zotërojnë njohuritë minimale financiare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më pak se një e treta e shqiptarëve zotërojnë njohuritë minimale të nevojshme financiare. Një studim nga specialistja e Departamentit të kërkimeve në Bankës e Shqipërisë, Elona Dushku, ka treguar edhe njëherë nivelin relativisht të ulët të kulturës dhe të përfshirjes financiare në shoqërinë tonë. Sipas vrojtimit, vetëm 29% e individëve zotërojnë minimumin e atyre që konsiderohen njohuritë minimale të nevojshme financiare. Mesatarisht, shqiptarët kanë një vlerë të indeksit të njohurive financiare 3.7, nga 4.4 që është niveli mesatar botëror i këtij indeksi.

Rezultatet e vrojtimit në lidhje me përfshirjen financiare, tregojnë se vetëm 54 % e individëve në Shqipëri njohin të paktën pesë produkte financiare, përkundrejt 83 % të individëve në nivel global dhe 86 % në vendet e OECD-së (Organizata për bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik). Më pak se 40 % e individëve kanë përdorur një produkt financiar gjatë vitit të fundit, ndërsa në nivel global ky tregues është më pak se 50 %. Një e treta (ose 33%) e individëve në Shqipëri u drejtohen familjeve dhe miqve të ngushtë për të marrë para, që tregon për shmangien e tyre nga sistemi formal financiar. Ndërsa në nivel botëror, ky tregues është pothuajse 10 pikë përqindje më i ulët. Produktet e pagesave janë produktet që zotërohen më shumë nga individët në Shqipëri, pohuar nga 29 % e tyre. Më pas renditen produktet e kursimit (22 % e individëve), produktet e kredisë (13 % e individëve) dhe produktet e sigurisë (9 % e individëve). Ndërsa në botë zotërimi i këtyre produkteve është pothuajse 2 -3 herë më i lartë, çka tregon për një nivel të ulët të përfshirjes financiare në Shqipëri.

Rezultatet tregojnë se gratë kanë mesatarisht një nivel më të ulët të indeksit të kulturës financiare përkundrejt burrave. Sipas grupmoshave, të rinjtë (18-29 vjeç) dhe të moshuarit (60-79 vjeç) karakterizohen nga një nivel më i ulët i kulturës financiare.

Të papunë, shtëpiakët, individët të paaftë për punë dhe studentët karakterizohen nga nivele të ulta të kulturës financiare, ku të paktën dy komponentë të saj marrin vlera poshtë nivelit mesatar të individëve. Individët me të ardhurave më të pakta karakterizohen nga një kulturë më e ulët financiare. Në bazë të vendbanimit, vërejmë se individët në zonat rurale kanë më pak kulturë financiare, përkundrejt individëve në zonat urbane.

Sipas studimit, diferencat midis grupeve tregojnë që këto grupe duhet të jenë në qendër të politikave dhe programeve për një përmirësim të nivelit të kulturës financiare të tyre, që do të rezultojë në një përfshirje më të lartë financiare dhe rritje të mirëqenies së tyre dhe të shoqërisë, në afatin e gjatë.

Ndërkohë, indeksi i mirëqenies financiare, cilësuar si objektivi final i kulturës financiare vlerësohet 7.7 nga 20, për individët në Shqipëri dhe është më i ulët se vlera mesatare globale e këtij indeksi (9.5). Ky rezultat tregon se shqiptarët ndjehen të pasigurtë për të ardhmen, kanë më pak besim për të absorbuar goditjet financiare dhe nuk janë në gjendje që të planifikojnë për të ardhmen. /Monitor

Etiketa: ekonomifinanca

Lajme të lidhura

Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të
Aktualitet

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë

08:37 - 16/01/26
Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!
Aktualitet

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

11:00 - 15/01/26
Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë
Aktualitet

Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë

08:14 - 15/01/26
Para
“Negociata me Putin?” Zelensky: Nëse s’ka marrëveshje nënkupton një Luftë të Tretë Botërore

Zelensky: Rusia ka pësuar humbje të pariparueshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë
Aktualitet

Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë

14:30 - 16/01/26

Real Madridi po përjeton një nga momentet më delikate të viteve të fundit. Brenda vetëm katër ditësh, skuadra madrilene u...

Lexo më shumë
Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

14:10 - 16/01/26
Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

13:50 - 16/01/26
Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

13:32 - 16/01/26
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

13:19 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com