GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vuante nga sëmundja e rrallë, ndërron jetë foshnja 8-muajshe angleze

Indi Gregory vdiq, pasi pajisjet që e mbanin në jetë iu fikën. Në qendër të betejës ligjore...

09:16 - 13/11/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuante nga sëmundja e rrallë, ndërron jetë foshnja 8-muajshe angleze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zemra e vajzës 8-muajshe angleze, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë mitokondriale, pushoi së rrahuri në orën 1:45 të mëngjesit të së hënës.

Njoftimi është bërë nga babai i vogëlushes, Dean Gregory.

“Vajza ime vdiq, jeta ime përfundoi në orën 1:45”, tha ai.

Indi Gregory

“Gruaja ime Claire dhe unë jemi të zemëruar, zemërthyer dhe të turpëruar. Shërbimi shëndetësor dhe gjykatat jo vetëm që ia kanë hequr shansin për të jetuar, por edhe dinjitetin e vdekjes në shtëpinë e saj. Ata kanë arritur të marrin trupin dhe dinjitetin, por nuk do të mund t’ia marrin kurrë shpirtin.”

“E dija që ajo ishte e veçantë që nga dita që lindi, ata u përpoqën ta hiqnin qafe pa e ditur askush, por Claire dhe unë u siguruam që ajo të mbahej mend përgjithmonë”, shtoi familja Gregory në një deklaratë për agjencinë LaPresse .

“Claire e mbajti me vete për frymëmarrjet e fundit”, tha babai i vajzës së vogël në një mesazh dërguar avokatëve të tij, duke folur për momentet e fundit të së bijës pranë nënës së saj. “Ata ia dolën t’ia merrnin trupin dhe dinjitetin Indit, por nuk do t’ia marrin dot kurrë shpirtin. U përpoqën ta heqin qafe Indin pa e ditur askush, por ne u siguruam që ajo të kujtohej përgjithmonë”, nënvizoi babai i Indit.

Më 6 nëntor, qeveria Meloni vendosi t’i jepte nënshtetësinë italiane vajzës së vogël për ta lejuar atë të transferohej në spitalin Bambin Gesù në Romë. Pavarësisht betejës së gjatë ligjore të ndërmarrë nga prindërit, të premten gjykatat britanike kishin urdhëruar ndërprerjen e mjekimeve jetike dhe transferimin në një bujtinë, ku të shtunën u hoqën pajisjet kryesore jetike.

“Ne bëmë gjithçka që mundëm, gjithçka që ishte e mundur. Fatkeqësisht nuk mjaftoi. Udhëtim të sigurt, Indi i vogël.” Ky është komenti në rrjetet sociale nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Zëvendëskryeministri Matteo Salvini shkroi në Facebook: “Indi Gregory i vogël nuk është më me ne, një lajm që nuk do të kishim dashur ta lexonim kurrë. Qeveria italiane bëri të pamundurën, duke ofruar ta trajtonte atë në vendin tonë, fatkeqësisht pa sukses. Ne ishim e prekur thellë, lutje për të dhe një përqafim i sinqertë për prindërit e saj.”

Etiketa: Britanivdes Indi Gregory

Lajme të lidhura

U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë (Emri)
Aktualitet

U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë (Emri)

13:34 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët
Aktualitet

‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët

13:09 - 25/02/26
Para
Vlerësohet Broja, pak minuta në fushë dhe i solli barazimin Chelseat

Vlerësohet Broja, pak minuta në fushë dhe i solli barazimin Chelseat

Discussion about this post

TË FUNDIT

U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë (Emri)
Aktualitet

U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë (Emri)

13:34 - 25/02/26

Aurel Kaziu, efektivi i komisariatit Nr.5 në Tiranë u pezullua  pasi emri i tij doli mes 3 personave që po transportonin nga...

Lexo më shumë
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët

‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët

13:09 - 25/02/26
Ditë e re dhe shembje e re, denoncohet edhe dëmtimi i rrugës në Picrragë të Krujës (Video)

Ditë e re dhe shembje e re, denoncohet edhe dëmtimi i rrugës në Picrragë të Krujës (Video)

13:00 - 25/02/26
Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore

Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore

12:52 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com