GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç detyron serbët e Kosovës të shkojnë në tubimin e sotëm

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Vuçiç detyron serbët e Kosovës të shkojnë në tubimin e sotëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Serbët e Kosovës janë nisur dje dhe sot në mëngjes nga Mitrovica e Veriut, Graçanica, Leposaviçi, Zubin Potoku, Shtërpca  për në Beograd, me ftesë dhe detyrim nga lideri serb, Aleksandër Vuçiç, që të marrin pjesë në anti-protestën e organizuar nga ai, ndaj protestave të dhjetëra mijëra qytetarëve që po protestojnë ditë me radhë kundër despotizimit të tij në Serbi.

Sipas informacioneve të Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, kuota e njerëzve që do të vijnë në këtë miting të premten, duhet të plotësohet nga secila prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Këtë informacion e ka konfirmuar një mësuese e një shkolle fillore në Mitrovicën e Veriut, por me kusht që të mos zbulohet identiteti i saj. Ajo thotë se ka qenë në listën sipas së cilës duhet të udhëtojë për në Beograd të premten dhe transporti do të jetë i organizuar dhe pa pagesë.

“Na thanë se duhet të largohen 50 punonjës nga shkolla jonë, e kam kuptuar si obligim pune, nuk na ka kërcënuar askush, jemi marrë vesh me njëri-tjetrin, transporti është i organizuar, por nuk e dimë ende se kur do të nisemi”.

Situata është pothuajse identike në zonat e tjera serbe në jug dhe në veri të Ibrit, me të punësuarit në institucionet arsimore dhe shëndetësore, raporton REL.

Këto dy institucione në komunitetet serbe në Kosovë punojnë në sistemin serb dhe financohen nga buxheti i Serbisë. Përveç pagës së rregullt mujore, këta punëtorë marrin edhe të ashtuquajturën shtojcë të Kosovës, 50% shtesë të pagës bazë.

Etiketa: SerbiVucic

Lajme të lidhura

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
Para
Schmidt paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të vrasë mijëra njerëz

Schmidt paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të vrasë mijëra njerëz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com