GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç e pranon: Radoiçiç ishte pjesë e grupit të serbëve

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç e pranon: Radoiçiç ishte pjesë e grupit të serbëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar se Milan Radoiçiç komandon me grupin terrorist që vrau pjesëtarin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit të dielën, më 24 shtator.

Siç raporton “Danas”, Vuçiç, në pyetjen e gazetarit të Radiotelevizionit Serb të mërkurën, “Sa dini për organizimin e atyre njerëzve, kush komandon ata njerëz nga Kosova [grupin terrorist në veri], a i njihni ata njerëz”, Vuçiq, që dukej i hutuar u përgjigj:

“Si të mos e njihja Milan Radoiçiqin”. “A i komandon ai?” e pyeti gazetari.

“Nuk e di nëse ai komandon, por ju më pyetët nëse i njihja ata njerëz. E njoh Milan Radoiçiçin. Nuk e di kush ishin këta të tjerët dhe as nuk njoha ndonjërin. Tani kam dëgjuar për këta njerëz”, është përgjigjur Vuçiç.

Këtë deklaratë presidenti serb e kë bërë të mërkurën në një intervistë për RTS, duke komentuar videon e publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në të cilën shihet Milan Radoiçiç bashkë me një grup terroristësh serb në oborrin e Manastirit të Banjskës në Zveçan, në ditën kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Vuçiç në të njëjtën intervistë gjithashtu ka thënë se Radoiçiç ndodhet në Serbinë qendrore dhe se do të intervistohet [lidhur me pjesëmarrjen e tij në grupin terrorist që vrau pjesëtarin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit].

Ai e ka mohuar se Radoiçiç është plagosur gjatë përleshjes së armatosur të grupit terrorist serb me Policinë e Kosovë në Banjskë të Zveçanit. “Milan Radoiçiç asnjëherë nuk u fsheh dhe nuk u turpërua për rolin e tij. Ai patjetër do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë”, tha Vuçiç.

“Kam besim se ai do të merret në pyetje. Gjendet në territorin e Serbisë qendrore dhe vendi ynë dhe autoritetet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, shtoi Vuçiç.

Etiketa: RadoicicVucic

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
‘Për vota dhe qoka, ndërmarrjet publike vuajnë nga humbjet dhe emërimet politike

‘Për vota dhe qoka, ndërmarrjet publike vuajnë nga humbjet dhe emërimet politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com