GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç: Jemi pranë marrëveshjes për energjinë elektrike në veri të Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas deklaratës së Vuçiç për kërcënime ndaj kompanisë ajrore të Serbisë, reagon Ukraina: Nuk janë të vërteta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 10 qershor se marrëveshja për energjinë me Kosovën është drejt përfundimit. Ai tha se për këtë çështje ka pasur negociata me Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

“Sot kemi pasur negociata me palën turke, me KEDS-in, për prezencën në veri të Kosovës. Për këtë jemi dakorduar. Shpresojmë se ka mbetur vetëm ana teknike [që të rregullohet] dhe do të kemi rezultate të mira në ditët në vijim”, tha Vuçiq.

Nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike nuk mohuan e as pohuan nëse kanë zhvilluar biseda me Serbinë për këtë çështje, por thanë se çdo marrëveshje e arritur do ta përmirësonte situatën në veri të Kosovës.

Çështja e energjisë elektrike në veri të vendit ka qenë subjekt i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga fillimi i dialogut.

“Çdo marrëveshje e arritur do ta ndryshonte situatën për mirë”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), nga viti 2013 është nën menaxhimin e konsorciumi turk “Çalik-Limak”. KEDS ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren.

Në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të dyja palët kishin arritur më 2013 një marrëveshje për energjetikën. Por, ajo nuk është zbatuar deri më tani.

Aktualisht, qytetarët serbë që jetojnë në veri të Kosovës nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) humbjet nga faturat e energjisë në veri vetëm për vitin 2021 kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh.

Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e Kosovës nga komunat në jug të Ibrit. Por, më 2017, një praktikë të tillë e pezulloi Gjykata e Apelit, pasi u vlerësua se një gjë e tillë ishte e paligjshme. Më vonë, ky vendim u konfirmua edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Faturat për energjinë e shpenzuar në veri të Kosovës i paguan KOSTT-i, gjegjësisht Qeveria e Kosovës./REL

Etiketa: energjiVucic

Lajme të lidhura

Deklarata për spastrim etnik të Kosovës/ Depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Kosovë & Rajon

Deklarata për spastrim etnik të Kosovës/ Depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

16:24 - 16/07/26
Albin Kurti zbulon planin energjetik: Kosova po shqyrton përdorimin e gazit amerikan përmes Shqipërisë
Kosovë & Rajon

Albin Kurti zbulon planin energjetik: Kosova po shqyrton përdorimin e gazit amerikan përmes Shqipërisë

19:07 - 15/07/26
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik
Aktualitet

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

22:07 - 14/07/26
Para
“Artemis është…”/ Letra që gëzoi familjen shqiptare në Greqi: Po mbahet nga vrasës

"Artemis është...”/ Letra që gëzoi familjen shqiptare në Greqi: Po mbahet nga vrasës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com