GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç: Kurrë njohje të Kosovës dhe anëtarësim të saj në OKB

23:10 - 28/02/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk dorëzohemi”, Vuçiç i prerë pas tensioneve në veri të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dhënë detaje për takimet e së hënës në Bruksel, fillimisht me Borell dhe Lajçak dhe më pas me Albin Kurtin. Në një intervistë të gjatë për mediat serbe, ai tha se nuk ka asnjë negociatë për njohjen e Kosovës.

“Kemi biseduar. Nuk kemi arritur marrëveshje. Do të ketë bisedime të tjera. Para disa muajsh, për shkak të konfliktit ushtarak në lindje të Evropës, dhe teorive të konspiracionit pasi këtu kanë një popullaritet të veçantë, njerëzit po thonë se ne negociojmë fshehurazi. Kurrë nuk kemi fshehur asgjë. Ne gjithmonë kemi thënë të vërtetën” – këmbënguli Vuçiç që më pas tregoi për presionet që i ishin bërë për të pranuar planin franko – gjerman.

“Plani u miratua nga të gjitha vendet e BE-së dhe ishte një ide e Macron dhe Sholc, të cilët nuk pyetën askënd. Ishte merre ose lëre. Ata më thanë pasojat, që është ndalimi i integrimit evropian dhe tërheqja e investimeve… “Vendi juaj do të mbetet i izoluar” – më thanë ata. Serbia është një vend serioz, por mbetet dikush që i ka kundërshtuar në vitin 1999. Sa i përket Prishtinës, çfarëdo që bën, ata e mbrojnë. Një pjesë e ekipit tim priste që ata të dilnin me njoftimin se Kurti nuk e pranon “Asociacionin”, por unë e dija që kjo nuk do të ndodhte” – tha Vuçiç që u ktheu përgjigje edhe akuzave në vendin e tij se po e lëshon Kosovën.

“Njerëzit thonë se ne kemi pranuar gjithçka dhe se kemi qenë dakord me gjithçka që në fillim. Përgjigjja jonë ishte në 6 faqe. Përgjigje e mprehtë, serioze dhe e bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ajo u është dorëzuar. Ata u kthyen me ndryshime kozmetike dhe thanë: “Ose e merre ose nuk e merr”. Është e rëndësishme që njerëzit në Serbi ta dinë. Kur je në tryezën e bisedimeve, vendimet për lëkurën tënde s’bëhet dot pa ty. Pra, ose rrimë në negociata ose dorëzohemi dhe vuajmë pasojat si në vitet ’90” – tha Vuçiç.

Ai këmbënguli se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe as do të pranojë anëtarësimin e sajë në OKB.

“Unë thashë se Serbia është e gatshme të punojë për zbatimin e shumë gjërave nga plani, por ne shprehëm qartë një kundërshtim të madh. Këtë ia thashë Macronit dhe Sholc në Mynih dhe të gjithë liderëve të mëdhenj se nuk mund ta diskutojmë njohjen dhe hyrjen e Kosovës në OKB. Mund të flasim për gjithçka tjetër”. Unë edhe publikisht e kam deklaruar qartë se është një çështje kyçe që ka të bëjnë me Kushtetutën dhe shtetin e Serbisë. Ata edhe për këtë kanë thënë: “Vuçiç do të nënshkruajë”.

Jam krenar që nuk jemi një vend i izoluar dhe në të njëjtën kohë po mbrojmë interesat tona kombëtare. Për Serbinë është e rëndësishme të ruajë paqen dhe interesat e saj. Ajo nuk do t’i bëjë lajka askujt, as nuk do të kërkojë falje për luftën. Francezët, gjermanët dhe amerikanët po avokojnë për një Kosovë të pavarur.

Më thanë se nuk ka negociata për këtë. E përsëris për herë të pestë, nuk do të marr pjesë në zbatimin e disa gjërave. Këtu po e përsëris për të dhjetën herë. I thashë edhe Macron, edhe Sholc, edhe Lajçak. Sa të jem unë President, nuk do të pranoj njohjen formale apo joformale të Kosovës dhe hyrjen në OKB. Pas meje, shikoni se çfarë do të bëni” – tha Vuçiç.

Ai tha se në tavolinën e bisedimeve flitet anglisht, por edhe pak serbisht.

“Kurti flet shumë mirë serbisht. Ka qenë në burg deri sa e ka liruar Koshtunica, Jovanoviç…” – tha presidenti serb që u shpreh i bindur se Kurti nuk do ta formojë Asociacionin në një të ardhme të afërt.

Etiketa: KosoveSerbiVucic

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur
Botë

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur

07:58 - 08/01/26
Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia
Breaking Views

Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia

22:25 - 06/01/26
Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani nën hetim për pasurinë? Vjen reagimi i presidencës: Mirëpresim çdo verifikim

11:01 - 06/01/26
Para
DASH: Themelimi i Asociacionit, kritik për të ardhmen e Kosovës

DASH: Themelimi i Asociacionit, kritik për të ardhmen e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com