GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç: Sa të jem President, Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur

10:14 - 05/12/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Pres presion të madh ndaj Serbisë për Kosovën muajt e ardhshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Derisa unë të jem president, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të jetë ushtarakisht neutrale”.

Kjo ishte deklarata e fortë që Presidenti serb Aleksandër Vuçiç bëri nga Zyrihu, vetëm pak orë pas një takimi me shefen e re të Bashkimit Europian për politikën e jashtme në Bruksel, Kaja Kallas.

Duke komentuar një “non-pejper“ të cilën e ka shfaqur gazeta “Slobodna Bosna”, ku thuhej se në pranverë apo deri në verë të vitit të ardhshëm do të mbahet konferenca për vendet ballkanike në të cilën Serbia dhe Kosova detyrohen të njohin njëra-tjetrën si dhe ku do të prezantohet kandidatura e përbashkët me Bosnjën dhe Hercegovinën për tu anëtarësuar në NATO, Vuçiç tha se “nuk është problem që dakordësohen, por janë edhe tre karta shtesë”.

“Derisa unë të jem president, Serbia nuk do t’a njohë pavarësinë e Kosovës. Deri sa unë të jem president, Serbia do të jetë ushtarakisht neutrale dhe president i Serbisë do të jem edhe për 2 vite e disa muaj. Gjatë kësaj kohe ato konferencat botërore, të botës së bardhë dhe çuditë e tjera, le t’ia varin ‘maces tek bishti’”, tha Vuçiç.

Me rastin e lajmit se ambasadorët e shteteve anëtare të BE sot nuk arritën marrëveshje rreth çeljes së kapitullit të tretë për Serbinë në negociatat me Bashkimin Europian, Vuçiç tha se ngelet që rreth kësaj teme të bisedohet në javët e ardhshme.

Ai zbuloi se kundër kanë qenë vendet balltike, Finlanda, Suedia, Holanda, por edhe Kroacia dhe Bullgaria.

“Të shikojmë, kemi edhe shtatë ditë. Nëse duan – duan, nëse nuk duan – nuk duan, u faleminderit”, shtoi Vuçiç.

Ndërkohë, “kërkesat” nga opozita që Vojvodina të jetë e pavarur, Vuçiçi i vlerësoi si “ide të çmendura dhe të pakuptimta”.

“E di që ata kanë ëndrra të ndryshme, por prej tyre nuk ka asgjë. Vojvodina është pjesë e Serbisë dhe jo vetëm që askush nuk dëshiron atë që do, por Vojvodina është e lidhur fort me Serbinë. Veriu i Serbisë është i lidhur fort me gjithë atdheun e tij. Është qesharake për mua për të komentuar këtë”, theksoi ai.

Etiketa: Aleksandar VuçiçKosoveSerbi

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
“Pensione dinjitoze dhe jo lëmoshë elektorale”, minatorët protestojnë para Kuvendit

"Pensione dinjitoze dhe jo lëmoshë elektorale", minatorët protestojnë para Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com