GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vula i rikthehet Berishës/ Reagon Noka: Ditë e keqe për regjimin e Ramës, sot ka një opozitë të bashkuar

13:37 - 11/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vula i rikthehet Berishës/ Reagon Noka: Ditë e keqe për regjimin e Ramës, sot ka një opozitë të bashkuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili ia dha vulën e PD, Sali Berishës.

Pas këtij vendimi, është ndalur të flasë për mediat, Flamur Noka, i cili tha se sot është një ditë e mirë për demokratët dhe një ditë e keqe për regjimin.

“Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët.

Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh.

E vërteta që demokratët janë ata që vendosin me vullnetin e tyre çdo gjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike.

Komenti yne është shumë i thjeshtë, demokratët janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata.

Por sot është një ditë e keqe për regjimin sepse demokratët e bashkuar nga sot do kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij narkoregjimi dhe kthimin e shpresës te shqiptarët. Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Një opozitë e zvarritur ka marrë fund.

Sot Shqipëria ka një PD të vërtetë.

Sot Shqipëria ka një opozitë të bashkuar.

Një opozitë të bashkuar që do i japë zë.

…Thirrja është për çdo demokrat, shtëpia juaj ka qenë dhe është PD.

Kjo thirrje vlen për çdo demokrat, por jo për ata që e ndjejnë veten në krah të Edi Ramës.

Çdokush që e ndjen veten demokrat dhe në opozitë me këtë regjim, është i mirëpritur.

…Ky është një vendim i formës së prerë që e kanalizon plotësisht këtë çështje.

Kjo ditë nuk është për të festuar, as pë triumf. Është një ditë e vërtetës ku demokratëve iu bëhet thirrje të jenë të gjithë bashkë kundër narkoregjimit.

Narkoregjimi duhet shembur që Shqipëria të udhëtojë në Europë.

Narkoregjimi është pengesa e vetme e udhëtimit evropian të Shqipërisë.

Dhe na bie barra t’i prijmë kësaj beteje.

Unë në emër të gjithë kolegëve iu bëj thirrje çdo demokrati të gënjyer, të mashtruar dhe të keqinformuar, kthehuni në shtëpinë tuaj se shtëpia juaj ka vend për çdo qytetar të këtij vendi që është kundër narkoregjimit.

I bëjmë thirrje çdokujt që është kundërshtar i regjimit, nuk i bëjmë thirrje kurrë atij që është shërbëtor i këtij narkoregjimi.

…Në këtë oaz padrejtësish në këtë vend, ka edhe ndonjë ishull që akoma integriteti i udhëheq.

Këto zonja treguan se integriteti prevalon mbi urdhrat politikë,” tha Noka.

Etiketa: Nokavula

Lajme të lidhura

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro
Breaking Views

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Para
Eriselda Sefa blen 73 milionë lekë kamionin për mbeturinat, garancia 1 vit

Eriselda Sefa blen 73 milionë lekë kamionin për mbeturinat, garancia 1 vit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com