GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Vulin jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të inteligjencës serbe

15:09 - 03/11/23
në Lajme, Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Vulin jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të inteligjencës serbe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar vetë Vulin nëpërmjet një komunikate.

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.

Më 11 korrik, Vulin ishte futur në listën e sanksioneve amerikane. Sipas Thesarit, Vulin ishte përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas njoftimit, ai po ashtu ishte përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kush është Aleksandar Vulin?

Aleksandar Vulin, ish-bashkëpunëtor i Mirjana Markoviçit, gruas së Slobodan Milosheviçit, është sot partner koalicioni i Partisë Progresive Serbe në pushtet.

Pas shumë vitesh përvojë ministrore në Qeverinë e Serbisë, në dhjetor të vitit 2022 u emërua shef i shërbimit të sigurisë kombëtare – Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).

Më 10 maj, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, ku shpreh shqetësimin për emërimin e Vullin në krye të BIA-s, i cili në tekstin e rezolutës përshkruhet si një person “i njohur për retorikën e tij kundër BE-së dhe pro-Kremlinit”.

Vullin është i njohur për publikun e gjerë, për retorikën e tij të ashpër ndaj fqinjëve të tij në rajon dhe miqësinë e tij ndaj Rusisë. Në një nga kritikat e fundit kundër tij, ambasadat e Ukrainës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, si dhe BE-ja, kritikuan pjesëmarrjen e Vulinit në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë, në maj të këtij viti./ REL

Etiketa: doreheqjavulin

Lajme të lidhura

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar
Aktualitet

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

17:04 - 25/02/26
Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin
Aktualitet

Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin

16:54 - 25/02/26
Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni
Aktualitet

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

16:44 - 25/02/26
Para
Sherri në Kuvend, Nallbati: Sina më provokoi, u turr të më qëllonte

Sherri në Kuvend, Nallbati: Sina më provokoi, u turr të më qëllonte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar
Aktualitet

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

17:04 - 25/02/26

Edhe rrugët nacionale në qarkun e Beratit kanë shfaqur problematika. Që prej mbrëmjes së djeshme raportohet se është çarë asfalti...

Lexo më shumë
Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin

Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin

16:54 - 25/02/26
Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

16:44 - 25/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com