GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Xavi: Kemi pritshmëri nga Yamal por pres…

16:59 - 28/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Xavi: Kemi pritshmëri nga Yamal por pres…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Barcelona triumfoi me rezultatin 4-3 përballë Villarrealit, në një takim të çmendur të cilin e fitoi duke rikuperuar disavantazhin e një goli në dy minuta, meritë për këtë triumph kishte dhe një adoleshent që shihet si e ardhmja e futbollit në Spanjë.

Pres një anësor dhe një sulmues”, Xavi: Yamal nuk është rastësi, krenar për pjesën e dytëBarcelona doli me tre pikë të plota nga një transfertë e ndërlikuar si ajo me Villareal. Katalanasit triumfuan me shifrat 3-4 teksa trajneri Xavi Hernandez është i kënaqur nga karakteri që tregoi skuadra duke besuar te suksesi edhe kur ishte duke humbur 3-2. Ndër të tjera, tekniku i blaugranave shtoi se pret që në ditët e fundit të merkatos, organika të plotësohet me një anësor dhe një sulmues.

“Skuadra më pëlqeu shumë sidomos në pjesën e dytë, mund të them me siguri se ishin minutat më të mira të këtij sezoni, por ndoshta ishin edhe minutat më të mira duke përfshirë edhe disa ndeshje nga viti i kaluar. Jam shumë krenar nga ajo që pashë në pjesën e dytë, skuadra u shfaq ambicioze, kontrolloi dhe dominoi lojën. Pjesa e dytë ndaj Villareal është pika e referimit për vazhdimësinë e sezonit.

Merkato? E vërteta është se këto ditë do të mundohemi të nënshkruajmë me një anësor dhe një sulmues.

Lamine Yamal? Kemi shumë pritshmëri për Yamal dhe dua t’iu them se nuk e aktivizoj nga rastësia, ai e meriton. E shohim çdo ditë që ka kapacitetin për të bërë diferencën, është i “gatuar” ndryshe nga të tjerët.

Vendimet në fushë që duhet të marrin lojtarët janë gjithnjë të vështira, por Yamal merr thuajse gjithnjë vendimet e duhura prandaj edhe luan titullar. Është i pjekur dhe me personalitet pavarësisht se është vetëm 16-vjeç. Por, edhe ai do ta ndjejë në vazhdimësi konkurrencën sepse jemi te Barcelona këtu”, u shpreh Xavi.

Etiketa: Barcelonaxavi

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
‘Kukësi do reagojë, Rama do të marrë shuplakë të fortë’

‘Kukësi do reagojë, Rama do të marrë shuplakë të fortë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

Zbardhen detaje nga vdekja e të moshuarit në Bulgarec të Korçës. Nga komunikimi zyrtar me policinë, konfirmohet se Gëzim Vija,78...

Lexo më shumë
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com