GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Xhaçka Strategjike – Historia që ‘hëngri kokën’ e Jorgo Goros

18:23 - 23/03/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Xhaçka Strategjike – Historia që ‘hëngri kokën’ e Jorgo Goros
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar me urdhër të SPAK (kliko). Bashkë me Goron mësohet se janë vënë në pranga edhe katër persona të tjerë.

Prangosja e Goros vjen për llogari të një hetimi të nisur pas një kallëzimi të Fredi Belerit, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas kallëzimit, Jorgo Goro ka kryer shkelje ligjore në procedurën e blerjes së tokës nga Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaccka, të cilën e përdori për të përfituar statusin e investitorit strategjik.

Sipërfaqja prej 5512 m3 truall në Dhërmi, është vënë në sekuestro me vendim të Gjykatës së Posaçme, pas një kërkese të SPAK, në Tetor të vitit të kaluar.

Kallëzimi i Belerit

Kallëzimi se toka që i dha statusin stregjik Argan Gaçit është përfituar me dokumente false u denoncua në Prokurorinë e Psoaçme nga Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kallëzimi është depozituar në SPAK më 21 gusht, dhe akuzon pikërisht se një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, është përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli. Kjo tokë, sipas kallëzimit, më pas është blerë dhe përdorur nga bashkëshorti i Xhaçkës për të përfituar statusin special.

“Në AMTP në emër të Foto Pavllo Mehilli figuron e ndarë një parcelë në vendin Perivolo me nr e ngastrës 36/36/1 me sipërfaqe 5512 m2 e ndarë si tokë truall. Në Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) nuk mund të ndahej dhe ndalohej shprehimisht në referim dhe kuptim të Ligjit 7501 dt 19.07.1991 “Për Token”, ndarja e sipërfaqeve tokë truall. Një ndarje e tillë është absolutisht e paligjshme, e pavërtetë dhe një nga provat se jemi përpara një AMTP-je të falsifikuar. Komisioni i Tokës në Fshat në kohë, nuk mund te dispononte kurrsesi mbi një sipërfaqe toke truall, sikundër nga ana tjetër, kjo sipërfaqe ku është regjistruar AMTP në fjale në vitin 1994, momenti që gjoja është ndare me AMTP, kjo parcelë nuk ka qenë kurrë tokë truall,” thuhet në padi.

Më tej, sqarohen edhe falsifikimet e dyshuara për këtë pronë dhe miratimi i kryebashkiakut Jorgo Goro pavarësisht paligjshmërisë së dyshuar.

“Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka konfirmuar duke nënshkruar planvendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie në hartën kadastrale 1:5000 mbi bazën e të cilës është kryer ndarja e tokës bujqësore në kooperativën Gjilek-Dhërmi,” thekson padia.

Qëllimi, sipas Belerit, ka qenë që Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi të përfitojnë tokën për të ngritur resortin turistik.

Sipas padisë, të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryera nga Kryetari i Bashkisë Himarë, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlore në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kryer për shkak se kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve dhe mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i Ministres se Mbrojtjes në atë kohë, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme.

“Trashëgimtarët e shtetasit Foto Mëhilli, duke tjetërsuar një pasuri që rrjedh nga një vepër penale si ajo e falsifikimit, kanë kryer edhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim me investitorët strategjikë, shtetasin Artan Gaçi etj. Po ashtu edhe shtetasja Olta Xhaxhka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit nuk i takojnë. Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj,” thuhet në padi.

Xhaçka Strategjike

Në 15 Korrik të vitit 2021, Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Investimeve Strategjike, i jep statusin special projektit “Dreamades Luxury Suites”.

Projekti synon ndërtimin e një kompleksi turistik hoteleri dhe rezidencial me 5 yje në zonën e Gjilekës, në Himarë.

Investimi parashikohet në vlerë 5.556.192 euro. Subjekti aplikues është kompania “AG.TCC” shpk., në pronësi të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Për këtë investim, Këshilli i Ministrave, po nën drejtimin e Edi Ramës, miratoi të drejtën e shfrytëzimit të bregut para resortit, për llogari të kompanisë “AG.TCC Hotel Management”, në pronësi të kunatës së Olta Xhaçkës, shtetases amerikane Tawni Lin Grzych-Sutton.

Çështja u kthye në debat politik mes mazhorancës dhe opozitës dhe përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë të dy grupeve – PD-së zyrtare dhe Rithemelimit.

Me vendim final, Kushtetuesja vendosi që duhet të jetë Kuvendi institucioni që duhet të depozitojë në GJK kërkesën për mospërputhshmërinë për mandatin e ish-kryediplomates dhe jo deputetët.

E teksa ka kaluar mbi një vit muaj pas vendit të Gjykatës Kushtetuese, ai nuk po gjen ende zbatim nga Kuvendi.

Etiketa: Jorgo GoroKryesore1Olta Xhacka

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Peshkatarët gjejnë një trup të pajetë në Karaburun

Lezhë - Bie nga tarraca, i riu në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com