GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Xhaka arrin 200 ndeshje në Premier League: Ndihem si në shtëpi tek Arsenali

13:57 - 01/11/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhaka arrin 200 ndeshje në Premier League: Ndihem si në shtëpi tek Arsenali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arsenali u rikthye në krye të Premier Ligës me fitoren 5- 0 ndaj Notingem Forestit të dielën, e cila përkoi edhe me ndeshjen e 200-të të Granit Xhakës në Premier Ligë me fanellën e “Topçinjve”.

Ish-kapiteni tha për mikrofonat e televizionit të klubit se ishte me të vërtetë krenar për këtë arritje historike në një klub kaq të madh, por paralajmëroi se ai nuk e ka përmbushur ende misionin e tij në “Emirates”.

“Dyqind ndeshje në Premier Ligë për këtë klub të shkëlqyer më bëjnë krenar. Më bëjnë krenar për veten, për shokët e skuadrës, për stafin që kam punuar këto shtatë vitet e fundit.

Ndihem si në shtëpi dhe shpresoj që të vijnë edhe shumë të tjera. Dyqind ndeshjet nuk arrihen nga dje sot.

Duhet shumë punë e madhe, shumë disiplinë”, tha 30-vjeçari, i cili tri vite më parë bëri gati valixhet për t’u larguar pas krisjes me tifozët dhe heqjes së shiritit të kapitenit.

Por falë trajnerit Mikel Arteta, i cili e bindi për të qëndruar në Londër, Xhaka është rikthyer këtë sezon në një nga pikat më të forta të kryesuesve të Premier Ligës.

Aktualisht Arsenali duket ekipi i vetëm që mund të rivalizojë këtë sezon për titull me kampionët e Mançester Sitit.

Xhaka nuk ka luajtur vetëm 17 minuta këtë sezon në Premier Ligë, 15 prej të cilave ishin në ndeshjen e fundit kundër Forestit.

Të enjten, Zyrihu do të vijë në “Emirates” për të mbyllur fazën e grupeve të Ligës së Europës, por Xhaka do të bëjë një pushim të detyruar, pas kartonit të tretë të verdhë që mori javën e shkuar kundër PSV-së.

Mesfushori do të rikthehet i freskët për derbin e së dielës kundër Çelsit në “Stamford Bridge”.

Etiketa: 7 ndeshjendeshjexhaka

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
“Mos përfitoni nga lufta!”, Joe Biden ultimatum kompanive të karburantit

“Mos përfitoni nga lufta!”, Joe Biden ultimatum kompanive të karburantit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com