GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Xhemal Loka shpallet fajtor për vetëvrasjen e bashkëshortes së tij

12:14 - 06/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Xhemal Loka shpallet fajtor për vetëvrasjen e bashkëshortes së tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Xhemal Loka është shpallur fajtor për vetëvrasjen e Bedrie Lokës. Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vjet burg  bashkëshortin e Bedrie Lokës.  Raportohet se dhuna e vazhdueshme dhe të shoqit për disa video që qarkullonin në Tik Tok e shtynë 41 vjeçaren të vetëflijohej. Gjithashtu, Xhemal Loka akuzohet se ushtronte dhunë edhe ndaj fëmijëve, ndërsa ndaj tij ka nisur edhe një hetim i ri.

Si ndodhi ngjarja

Kujtojmë se Bedrie Loka, 41-vjeçarja që piu fostoksinë për t’u vetëflijuar, u gjet e shtrirë përtokë me shenja jete në tapetin e dhomës së ndenjës në shtëpi rreth orës 07:30 të mëngjesit të datës 2 janar nga bashkëshorti Xhemal Loka.

Sipas dëshmisë së tij në polici, me makinën e të vëllait e kanë dërguar fillimisht në urgjencën e Spitalin e Durrësit për ndihmë, aty ku e kanë lajmëruar se gruaja kishte pirë fostoksinë. Nga gjendja e rëndë ajo u nis për në QSUT dhe një ditë më vonë nuk mundi të mbijetojë për shkak të gjendje së rënduar shëndetësore.

Pasi hetuesit mbërritën në banesë, në vendin ku u gjet e shtrirë përdhe Bedrie Loka, u gjet një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik, të cilat dyshohet se janë fostoksinë, një pjesë të konsumuara nga 41-vjeçarja.

Në tapetin e dhomës u konstatuan gjurmë ngjyrë gri nga materiali i fostoksinës. Kur dukej se gjithçka mund të ishte si pasojë e një denigrimi që po i bëhej figurës së saj në TikTok, blutë e Durrësit arrestuan bashkëshortin, Xhemal Loka, për të cilin fëmijët e 41-vjeçares i rrëfyen policisë se kishte tentuar ta vriste pasi ishte kthyer nga Greqia, vend ku punonte në mënyrë sezonale.

Qysh prej fillimit policia ngriti dyshime të forta se ishte vetë Loka i cili e çoi deri në vetëflijim bashkëshorten, nënë e 4 fëmijëve. I pyetur pas arrestimit ai kategorikisht nuk pranon të ketë lidhje më ngjarjen.

‘Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas sime. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në TikTok. Ka pasur stres dhe ankth të madh në kohët e fundit. Unë mendoj se këtë veprim mund ta ketë kryer për shkak se para rreth një viti persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në TikTok në emrin e saj.’- tha ai asaj kohe.

Njoftimi i Gjykatës së Durrësit

Lidhur me kërkesën tuaj të datës 05.02.2025 për informacion lidhur me ngjarjen (shkaktim i vetëvrasjes së të ndjerës B.L), në kuadër të interesit publik, kërkoni informacion mbi çështjen në shqyrtim pranë kësaj Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, nga verifikimet e kryera në Sistemin ICMIS rezulton se:

Pranë kësaj Gjykate është regjistruar çështja penale Nr. 835 Akti, me objekt: “Akuzuar per veprat penale”Shkaktim i vetevrasjes”, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve,armeve shperthyese dhe i municionit”dhe “Mbajtja pa leje dhe proidhimi i armeve ,armeve shperthyese dhe i municionit”,parashikuar nga nenet 99,278/4 dhe 278/3 te K.Penal ne ngarkim te pandehurit Xh. L.”

Gjyqtari i çështjes- Sh.Liçaj.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata me Vendimin Nr. 7499, datë 19.12.2024, ka Vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.L për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh. L.për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i katërt i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimi i dënimeve në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vite burgim.
4. Vuajtia e dënimit të filloj nga data e arrestimit të tij dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
5. Në zbatim të nenit 190 pika 1 gërma “ç” të Kodit të Procedurës Penale provat materiale, të sekuestruara t’i kthehen personit që i takojnë, pasi vendimi të marrë formë të prerë.
6. Në zbatim të nenit 190 pika 1 gërma “a” të Kodit të Procedurës Penale provat materiale, të sekuestruara me procesverbal-Një armë zjarri automatike PPS me nr.89-0579; të kaloj në favor të shtetit pasi vendimi të marrë formë të prerë.
7. Në zbatim të nenit 190 pika 1 gërma “ç” të Kodit të Procedurës Penale provat materiale, të sekuestruara me procesverbal vlerat monetare 2800 (dymijë e tetëqind) Euro dhe 27’000 (njëzet e shtatë mijë) lekë, t’i kthehen personit që i takojnë, pasi vendimi të marrë formë të prerë.
8. Shpenzimet procedurale gjatë hetimeve paraprake si dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Durrës, sot më datë 19.12.2024.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, shpreh gatishmërinë maksimale në kuadër të bashkëpunimit me Median, si dhe mbetemi të gatshëm për çdo sqarim apo eventualitet të mundshëm.

 

Etiketa: Bedrie LokaKryesore1vevrasjeXhemal Loka

Lajme të lidhura

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!
Aktualitet

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki
Aktualitet

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Para
SKY do të trondisë qiellin dhe (nën) tokën

Mëkatet e opozitës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com