GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Xhillari vs Shijaku për Plazhin e Gjeneralit, si u grabitën miliona m2 buzë detit

23:01 - 05/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhillari vs Shijaku për Plazhin e Gjeneralit, si u grabitën miliona m2 buzë detit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mijëra metra katrorë truall në zonën bregdetare të Kavajës, kryesisht në afërsi të “Plazhit të Gjeneralit”, i ka kaluar me “Vendime Strategjike” oligarkëve të ndërtimit.

Me vendime të dyshimta, qindra mijëra metra katrorë tokë shtet, i kanë përfituar dy biznesmenë të fuqishëm, nga ata që kanë “gllabëruar” prona publike. Boldnews.al ka hulumtuar vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike për dy emra oligarkësh të ndërtimeve, biznesmenit Shpëtim Shijaku dhe familjes Xhillari.

I pari është bërë i “njohur” kohët e fundit, pasi ka marrë për skrap ARMO-n në Ballsh dhe emri i dytë lidhet me Alban Xhillarin, i njohur për ndërtime në Jug apo në Tiranë. Por, çfarë i lidh këta dy biznesmenë të fuqishëm?!

Të dy ia kanë vënë syrin “Plazhit të Gjeneralit”, në zonën e Kavajës, ku Xhillari i ka shtrirë tentakulat vite më parë, pasi një firmë, ku djali i tij është aksioner, ka fituar një koncesion për një port. Por, megjithëse janë shkelur të gjitha afatet, porti ende është në fazën e ndërtimeve, madje në afërsi të një monumenti natyrore, Kalasë së Turrës.

 

 

Pak javë më parë, Komiteti i Investimeve Strategjike ka marrë një vendim për t’i reduktuar gjurmën e investimeve një firme. Bëhet fjalë për firmën “Finsec”, ku ky komitet shkruan se “pas konsultimeve me të gjitha institucionet e përfshira në vlerësim, si dhe për të evituar mbivendosjet, subjekti, gjatë procesit të vlerësimit të projektit, hoqi dorë zyrtarisht nga gjurma ku paralelisht aplikonte subjekti ‘Mediterranean Wave’, ku subjekti reduktoi gjurmën e projektit potencial të investimit në 162.96 ha tokë shtet”.

Pra, një firmë “Finsec Development”, e cila në fillim aplikoi për status strategjik me një projekt të integruar në sektorin turizëm, për një gjurmë zhvillimi prej 412 ha pronë shtet dhe pronë privat u reduktua në 162 ha tokë. Por, ccfarë loje po bëjnë oligarkët dhe mos ndoshta po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin?! Apo po “luftojnë”, duke I marrë shtetit c’të mundin. Kjo firmë, pra “Finsec Development” synon që vlera e investimit të projektit të propozuar të investimit “Marina Hills” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 450,000,000 € euro!!!!!

Një shifër e frikshme, pasi në këtë mënyrë konkuron Arabët e Portit të Durrësit. Por, nëse do të investonte këtë shumë, përse hoqi dorë nga qindra mijëra metra katrorë?! Natyrisht, pas këtyre vendieve fshihen afera, me qëllim grabitjen e tokës shtetërore.

 

 

Boldnews.al hulumtoi dokumentet se kush fshihet pas firmës “Finsec Development”. Sipas dokumentit të mësipërm, administrator I kësaj firme është Artan Kraja, ndërsa ortakët Greg Xhillari, me 30 % të aksioneve. Gregu është djali i biznesmenit Alban Xhillari. Ai ka 30 % të aksioneve në këtë firmë, ndërsa pjesën tjetër prej 70 % e ka firma Finsec Ltd. Kjo e fundit, vite më parë, ka marrë një koncesion për ndërtimin e një porti pranë asaj zone. Pra, në afërsi të Kalasë së Turrës, e cila është një monument natyrore. Por, pavarësisht se në atë zonë u premtua porti, ai asnjëherë nuk është ndërtuar. Në zonë është bërë një mol i vogël, një provë e gjallë se edhe pas “grabitjes” se pronës shtetërore, zona do të jetë e njëjtë!

 

 

Më sipër publikuam sesi firma “Finsec” la “rrugës” qindra mijëra metra katrorë tuall shtet dhe ia “fali” firmës “Mediterranean Wave”. Kjo e fundit, pak javë më parë, përfitoi nga Komiteti i Investimeve Strategjike truall shtetëror në fshatin Peqinaj, te Plazhi I Gjeneralit, pasi do të investonte 50.409.836 euro, realizimi i të cilit parashikon të hapë 80 vende të reja pune. Pra, 630 mijë euro investim për të punësuar 1 person! Një shifër e frikshme. Megjithatë, duke u ndalur te projekti, në dokumente thuhet se sipërfaqja e ndërtimit është 130,350 m² dhe mbi 69,318 m² sipërfaqe ndërtimi të hapura, me një total prej 199,668 m² sipërfaqe ndërtimore. Por, më e rëndësishmja në këtë investim është trualli. Në këtë document shkruhet se “masat kryesore mbështetëse që kërkon subjekti aplikues për realizimin e këtij projekti investimi janë dhënia e së drejtës së përdorimit dhe shfrytëzimit të një sipërfaqeje prej 635,000 m2, “pyll”, në pronësi të shtetit shqiptar”. Me një të rënë të lapsit, privati mori plot 635,000 m2 tokë buzë detit./Boldnews.al/

Etiketa: BuzedetitGrabitenKryesore1milionaPlazhi GjeneralitShijakuXhillari

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
“Vrasja e Artan Santos s’ka gëzhoja”/ Eksperti kriminalistikës: Është vetëm kjo pjesë predhe që…

“Vrasja e Artan Santos s’ka gëzhoja”/ Eksperti kriminalistikës: Është vetëm kjo pjesë predhe që…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

Lexo më shumë
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com