GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Xhorxhia përgatitet për padinë e katërt kundër Trump

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhorxhia përgatitet për padinë e katërt kundër Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një prokurore në Xhorxhia pritet që këtë javë të paraqesë para një jurie të madhe, rastin e saj kundër ish Presidentit Donald Trump.

Megjithë masat e rrepta të sigurisë, disa zyrtarë shprehen të shqetësuar se një akuzë e katërt e mundshme kundër zotit Trump për ndërhyrje në zgjedhje, mund të pasohet me dhunë.

Masat e sigurisë janë shtuar në Bashkinë e Fultonit në Xhorxhia, para ngritjes së një aktakuze të katërt të mundshme kundër ish Presidentit Donald Trump.

Gjatë kësaj jave, prokurorja Fani Willis pritet të paraqesë argumentet e saj para një jurie të madhe.

Hetimet janë përqëndruar në dyshimet se zoti Trump ka ushtruar trysni ndaj zyrtarëve elektoralë të shtetit të Xhorxhias, për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe se është përfshirë në komplot për të përdorur elektorë të rremë.

Ish presidenti e quan hetimin kundër tij një gjueti shtrigash.

Zyrtari kryesor zgjedhor në Xhorxhia, Gabriel Sterling, i cili ndihmoi në rinumërimin e votave në zgjedhjet e vitit 2020 në këtë shtet, pritet të jetë një prej dëshmitarëve në këtë rast.

Ai foli në emisionin “Këtë Javë” të rrjetit ABC.

“Ne i numëruam fletëvotimet tre herë. Ai e humbi Xhorxhian, por vazhdon të thotë se nuk e humbi. Thjesht po krijon tension dhe kaos”, thotë zoti Sterling.

Ai u pyet nëse kritikat e forta publike të zotit Trump ndaj prokurores Willis, mund të nxisin dhunë.

“Nuk besoj se do ketë një grup komplotistësh të bashkuar. Por mund të ketë ndonjë një individ të paqëndrueshëm mendërisht, që do të radikalizohet në këtë proces”, thotë ai.

Nëse ish presidenti paditet në Xhorxhia, votuesit duhet të vlerësojnë me kujdes premtimet e zotit Trump si kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, thotë kandidati tjetër republikan për president, Chris Christie, në rrjetin ABC.

“Unë mendoj se votuesit republikanë duhet të analizojnë nëse ai, i akuzuar në katër raste të ndryshme dhe duke pasur parasysh sjellen e tij, është dikush që mund të fitojë ndaj Joe Bidenit, ose ndonjë demokrat itjetër në nëntor të vitit 2024”, thotë zoti Christie.

Vetë Presidenti Joe Biden është nën hetime për lidhur me disa dokumente sekrete që iu gjetën në shtëpinë e tij dhe që nuk duhej t’i kishte aty.

Ndpërkohë javën e kaluar u emërua një prokuror i posaçëm për të hetuar në mënyrë të pavarur marrëdhëniet biznesore jashtë vendit të djalit të presidentit, Hunter Bidenit.

Ligjvënësi demokrat, Jamie Raskin komentoi rastin në rrjetin ABC.

“Është e qartë se ky djalë ishte i vrarur nga droga dhe se bëri shumë gjëra të paligjshme dhe të gabuara. Ne kemi thënë që ta lëmë sistemin e drejtësisë të bëj punën e vet”, thotë zoti Raskin.

Pas zbulimit të marrëveshjes së Departamentit të Drejtësisë me Hunter Bidenin, ku ky do të pranonte fajësinë për shmangie të taksave dhe armëmbajtje pa leje, e cila dështoi, pasi nuk u pranua nga gjykatësi, sipas prokurorëve, mundësitë që çështja kundër djalit të presidentit të shkojë në gjyq, janë shumë më të larta./VOA

Etiketa: SHBATrumpXhorxhia

Lajme të lidhura

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)
Aktualitet

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)

16:28 - 17/05/26
Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve
Aktualitet

Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve

16:08 - 17/05/26
Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë
Breaking Views

Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë

15:16 - 17/05/26
Para
Ja si ndikon mënyra e frymëmarrjes te kujtesa juaj

Ja si ndikon mënyra e frymëmarrjes te kujtesa juaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos
Breaking Views

Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

19:02 - 17/05/26

Një mbrëmje emocionesh, festimesh dhe lamtumirash në “San Siro” për Interin. Pas javëve të jashtëzakonshme dhe triumfit në Coppa Italia,...

Lexo më shumë
Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës

Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës

18:46 - 17/05/26
Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit

16:54 - 17/05/26
Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)

16:28 - 17/05/26
Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve

Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve

16:08 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com