Kur flasim për agjentët e shërbimeve sekrete që në gjuhën e përditshme etiketohen me emrin spiunë, mendja na shkon tek njerëz me aftësinë e kameleonit, dhe që mund të përzihen në çdo situatë duke mbledhur informacione të vlefshme pa u vënë re. Ndër ta kanë qenë dhe janë figurat e famshme publike, midis tyre aktorë dhe këngëtarë të famshëm.
7. Frenk Sinatra dhe mafia e tij sekrete
I njohur si një nga artistët më të famshëm të shekullit XX-të, dhe si një këngëtar dhe aktor i suksesshëm, i vlerësuar me shumë çmime, Sinatra shiti mbi 150 milionë disqe në mbarë botën. Me karakterin e tij klasik, zërin e përsosur dhe trashëgiminë e pashembullt, ai fitoi lehtësisht admirimin e miliona fansave të rinj dhe të vjetër në moshë.
Por nuk është sekret që Sinatra ka pasur lidhje me mafian gjatë jetës së tij. Madje disa pretendojnë se ai përdorte një avion privat për t’i zhvendosur brenda dhe jashtë vendit. Ai ishte në gjendje ta bënte këtë me kërkesë të CIA-s dhe agjencive të tjera qeveritare.
Dosjet e tij në FBI, përshkruajnë në detaje kontaktet e tij të shumta me mafiozët, midis tyre Sem Xhiankanën, të cilin Sinatra e konsideronte një mik të ngushtë. Shumë gangsterë ishin mysafirë të shpeshtë në shtëpinë e tij, por edhe në shfaqjet e tij nga fillimi i viteve 1940 deri në fund të jetës së tij. Dosja që mbante FBI për të ishte mijëra faqe.
6. Keri Grant, një spiun për qeverinë britanike
Grant ka hyrë në historinë e kinemasë si një nga yjet më të mëdhenj të saj. Me shumë filma të mrekullueshëm, Grant ka arritur një nivel prestigji që rrallë mund të krahasohet me të tjerë. Por jashtë ekranit, jeta e tij ishte kaotike. Ai ishte një agjent sekret i punësuar nga qeveria britanike, dhe një nga gjuetarët më të shquar të Hollivudit, dhe ishte në kërkim të mbështetësve të dyshuar të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ishte Grant që demaskoi legjendarin Errol Flin si një mbështetës nazist dhe hetoi ish-bashkëshortin gjerman të aktores Barbara Huton (me të cilën Grant më vonë u martua). Një mbështetës i fortë i kauzës britanike, ai ia dhuroi të ardhurat e tij gjatë luftës Ndihmës Britanike për Luftën dhe Kryqit të Kuq gjatë luftës.
5. Marlen Ditrih, një spiune e kohës së luftës
Marlen Ditrih u bë një nga yjet më të famshme të filmave dhe këngës gjatë viteve 1930-1940. Sipas FBI-së, aktorja u shfaq në shfaqjen USO për të mbështetur forcat aleate, por ende dyshohej se ishte një spiune gjermane në fillim të luftës. Megjithatë, shumë njerëz besojnë se roli i saj do të jetë shumë më i afërt me atë të Diane Kruger në filmin “Inglorious Bastards”, gjë që do të thotë se ajo do të jetë një “tradhtare” e atdheut të saj. Thuhet se Ditrih ishte vullnetare për të spiunuar për Byronë e Shërbimeve Strategjike.
Megjithatë, pjesa më e madhe e kontributit të saj gjatë luftës ishte ruajtja e frymës së lartë ushtarake në luftën kundër nazistëve. Ajo kishte familjen që jetonte në Gjermani dhe do të ishte e padobishme si një agjente sekrete. Megjithatë, ajo është një nga yjet më të famshme që besohet
se ka punuar për qeverinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
4. Herri Hudini, një magjistar i ndërlikuar
Hudini konsiderohet si një nga magjistarët më me ndikim të shekullit XX-të. Specialiteti i tij ishin të gjitha format e arratisjes, përfshirë çlirimin nga litarët, zinxhirët dhe prangat ndërsa ishte i bllokuar në valixhe, fuçi apo i zhytur në ujë. Truket e tij tërhoqën vëmendjen e Scotland Yard dhe agjencive amerikane të inteligjencës. Ato i kërkuan atij të depërtonte në një stacion policie ruse dhe të mblidhte informacione. Në të njëjtën kohë, ai i përdori turnetë e planifikuara si kamuflazh për të mbledhur informacione të vlefshme kudo ku shkonte.
3. Sterling Hajden, një agjent sekret për SHBA-në
Sterling Hajden ishte një aktor, shkrimtar, model dhe një marinar i shquar i SHBA-së. Gjatë karrierës së tij të gjatë 40-vjeçare, Hajden pati sukses në rolet kryesore dhe dytësore. Më vonë ai realizoi disa interpretime të paharrueshme edhe në role dytësore. Megjithatë, përveç të qenit një aktor i respektuar, Hajden ishte një agjent i fshehtë për qeverinë amerikane.
Kjo u konfirmia në një moment nga vetë qeveria amerikane. Thuhet se ai zbarkoi me parashutë në Kroaci për të spiunuar lëvizjen fashiste në rritje në rajon. Në atë kohë ai punonte për Byronë e Shërbimeve Strategjike gjatë Luftës së Dytë Botërore, vetëm disa vjet para se të merrte rolin e tij në filmin e njohur “Asfalt Jungle”.
2. Laki Luçiano, “babai” i krimit të organizuar
Laki Luçiano cilësohet si “babai” i krimit të organizuar modern në Shtetet e Bashkuara. Në rolin e kreut të familjes mafioze Gjenoveze, ai luajti një rol vendimtar në zhvillimin e krimit të organizuar në SHBA. Ai ishte aq i fuqishëm sa mund të ndikonte në botën e krimit edhe kur ishte në burg.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbimi sekret amerikan e kuptoi se nazistët po merrnin informacione për lëvizjet e anijeve në Atlantik. Për më tepër, ata besonin se familjet mafioze kontrollonin de fakto të gjitha portet e qytetit të Nju Jorkut. Ndaj Byroja e Shërbimeve Strategjike, së bashku me bosin mafioz Mejer Lanski, punësuan Luçianon për të gjetur një informator. Nën emrin e koduar operacioni Underworld, të dy ata u siguruan mijëra informatorë qeverisë amerikane.
1. Greta Garbo, ajo që shpërndante mesazhet e ushtrisë britanike
Greta ishte një nga divat e para të Hollivudit. Aktorja me origjinë suedeze nuk kishte vetëm një fytyrë simpatike. Ajo u nominua për katër çmime Oscar deri në vitin 1941, kur edhe u tërhoq nga aktrimi ndonëse ishte vetëm 35-vjeçe. Por tërheqja e saj në moshë aq të re mund të mos ketë qenë një rastësi, pasi shumë besojnë se ajo ishte duke punuar si spiune e qeverisë britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë luftës, ajo kreu disa misione të fshehta për llogari të aleatëve. Thuhet se një nga detyrat e saj ishte të ndihmonte në transportimin e fshehtë të disa agjentëve nga Kopenhageni në Angli.
Me sa duket Greta shërbeu si një lajmëtare midis mbretit suedez Gustav II dhe agjentëve britanikë.
Ajo u shprehu dëshirën miqve të saj për të takuar Adolf Hitlerin. Hitleri i shkroi asaj disa letra ku shprehte admirimin e tij. Ndërkohë nëse do të kishte mundësi ta takonte, ajo kishte planifikuar ta vriste me një pistoletë që e mbante fshehur në çantën e saj. Por kjo mundësi nuk iu dha asnjëherë.
Discussion about this post