GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ylli Manjani: Ervin Salianji është dënuar pa ligj, këtë se luan topi!

20:06 - 11/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ylli Manjani: Ervin Salianji është dënuar pa ligj, këtë se luan topi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një reagim për çështjen gjyqësore ndaj deputetit Ervin Salianji, avokati dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ngritur një shqetësim serioz mbi ligjshmërinë e dënimit. Sipas tij, Salianji është dënuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe parimet bazë të drejtësisë.

Ai argumenton se nuk ka asnjë bazë ligjore që e lidh këtë rast me akuzën e “kallëzimit të rremë”. Manjani thekson se kallëzimi i rremë ndodh vetëm kur një person depoziton një referim të rremë në prokurori ose polici, gjë që nuk ka ndodhur në këtë rast. Gjithashtu, ai paralajmëron kundër konfuzionit mes kallëzimit të rremë dhe dëshmisë së rreme, të cilën disa e përdorin për të justifikuar dënimin. Në qëndrimin e tij të qartë, Manjani e quan këtë vendim një shkelje të rëndë të të drejtave kushtetuese dhe ndërkombëtare. Ai e mbyll reagimin e tij me bindjen se dënimi është i paligjshëm dhe i padrejtë.

“Askush nuk mund të dënohet pa ligj! Lexoni nenin 29 të Kushtetutës po të doni!  Ervin Salianji është i dënuar PA LIGJ! Nuk ka top që të ma luajë këtë konkluzion.  Kallëzimi i rremë quhet vetëm referimi që bëhet para prokurorit ose policisë.  Kujdes, nuk duhet ngatërruar as me dëshminë e rreme para prokurorit, që shpesh e përdorin qëllimisht për konfuzion ata që janë në favor të këtij dënimi. Edhe ai që quhet “fabrikim provash”, që të jenë kallëzim i rremë duhet që, provat e fabrikuara pra, të jenë depozituar bashkë me kallëzimin në prokurori ose policinë gjyqsore. Janë këto të fundit që konstatojnë nëse provat e paraqitura janë të rreme ose jo dhe, vetëm në këtë proces mund të konkludohet jemi apo jo para kallëzimit të rremë“, shkruan avokati Manjani.

“Ky është ligji penal dhe procedural penal i shkruar.  Kjo është praktika gjyqsore e zbatuar deri më sot.  Ervin Salianji nuk ka kallëzuar askënd as në prokurori e as në policinë gjyqsore. Nuk ka depozituar asnjë provë të fabrikuar në asnjërën prej institucioneve ku depozitohet kallëzimi.  Për pasojë ska se si të ketë kallëzim të rremë.  Mund të ishte ndoshta në kushtet e shpifjes publike, ose në kushtet e mos kallëzimit të krimit, nisur nga fakti se provat e bëra publike tregonin vepra penale.  Por në asnjë rrethanë kallëzim i rremë. Kam qenë dhe i mbetem i këtij mendimi.  Në këto kushte ai quhet i dënuar PA LIGJ, në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, shton ish-ministri i Drejtësisë.

Lexo edhe:

  • Denoncoi vëllain trafikant të ish-ministrit Xhafaj, Gjykata e Lartë merr vendim për Ervin Salianjin
  • Flet avokati: Padrejtësia mbi Salianjin do të kthehet në një shuplakë për drejtësinë shqiptare
  • Gjykata e Lartë e la në burg, reagon Salianji: Do luftoj deri në fund, personalisht zgjedh betejën dhe jo qurravitjet!
  • Vendimi i GJL për Salianjin/ PD: I burgosur politik që mbahet peng nga partia-shtet
Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1Ylli Manjani

Lajme të lidhura

PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual
Aktualitet

Berisha sulmon Gonzaton: Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel

13:16 - 16/03/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Çmimi i naftës/ Blushi thirrje deputetëve: Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve

12:33 - 16/03/26
Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!
Aktualitet

Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

11:52 - 16/03/26
Para
Kërkon lirimin nga qelia, avokati i Veliajt në seancë: Nuk ka asnjë rrezik të …

Seanca gjyqësore/ Provat e reja të SPAK që fundosin Veliajn – Nga përgjimet te dokumentat

Discussion about this post

TË FUNDIT

PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual
Aktualitet

Berisha sulmon Gonzaton: Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel

13:16 - 16/03/26

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ambasadorin e Bashkimi Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, se sillet si ambasador i Edi...

Lexo më shumë
Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat

Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat

13:00 - 16/03/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Çmimi i naftës/ Blushi thirrje deputetëve: Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve

12:33 - 16/03/26
Sulmuesi i Kombëtares transferohet në Turqi, kontratë 3 vjeçare me klubin turk

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin

12:00 - 16/03/26
Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

11:52 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com