GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam Mbreti, më keni borxh…(Video)

10:58 - 27/03/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam Mbreti, më keni borxh…(Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personi në kërkim, Ylli Zalla, i konsideruar nga Policia e Shtetit si një nga të “fortët” e zonës së Krujës, ka zhvilluar një bisedë të tensionuar me një nga hetuesit e policisë që po ndjek hetimet ndaj tij, lidhur me kapjen në dy raste të arsenalit të armëve.

Në një video, Ylli Zalla, personi në kërkim për arsenalin e armëve që policia i sekuestroi në muajin nëntor 2025 telefon një nga shefat e Krimeve të Policisë së Shtetit.

Nga përmbajtja e videos dukshëm Ylli Zalla, shfaqet në një zonë që besohet se është afër fshatit Zallë në Fushë-Krujë, ku në sfond duken dhe kapanonet e Fabrikës së Çimentos.

Nga përmbajtja e bisedës dyshohet se Ylli Zalla nga arratia flet me shefin e krimeve, Krenar Mustafa, të cilit i kërkon llogari dhe sqarime, lidhur me implikimin e padrejtë që Policia e Shtetit, e ka përfshirë si të dyshuar në vrasjen e 11 Nëntorit 2025 në zonën e Rinasit të Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit alias Muçi Shaljanit.

Video tregon një sfidë dhe karshillëk të hapur ndaj strukturave të Policisë së Shtetit. Ndërsa vetë Ylli Zalla, gjatë telefonatës me të drejtë kërkon sqarime se pse Policia e Shtetit e ka implikuar padrejtësisht me ngjarjen e masakrës së Rinasit, ku mbetën të vrarë dy persona anëtarë të Krimit të Organizuar në Shqipëri.

Në materialin filmik, shfaqet Ylli Zalla duke thënë se dy shefat e policisë Krenar Mustafa dhe Burim Dragusha, i kanë borxh be me 24 burra, që nuk i kanë hak dhe hile.

Sipas bisedës që zhvillohet mes personit në kërkim Ylli Zalla dhe shefit të krimeve, Zalla, i thotë se ai në atë zonë ku ndodhet është Mbreti, dhe se ishte i gatshëm të takohej dhe sqarohej me 24 burra me shefin e krimeve të policisë së shtetit.

Nga ana tjetër e telefonit që besohet se është shefi i krimeve të policisë, dëgjohet një zë që i thotë Ylli Zallës se është në kërkim dhe duhet të dorëzohet.

“…ka grup shteti, persona dhe struktura që hetojnë për me kap persona në kërkim, je me rekorde kriminale… je person në kërkim, duhet të dorëzohesh…”-i thotë Ylli Zallës, shefi i krimeve të Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër Ylli Zalla i thotë se: “…më ke çu Tiranën, më ke çu Durrësin, më ke çu Operacionalen, më ke çu çfarë të duash ti… Unë këtu jam Mbreti, mos e vrit mendjen. Do ri, hajda takojna nuk e kam problem…prandaj të them. Më ke borxh një be, me 24 burra që nuk më ke hak dhe hile Ylli Hajdar Zalla. Që ke ka dy muaj që më lufton…”.

Kujtojmë se një javë më parë Policia e Shtetit gjatë një aksioni policor në Fushë-Krujë, dështoi të arrestojë Ylli Zallën, i cili është shpallur në kërkim për dy raste të sekuestrimit të arsenalit të armëve në Fushë-Krujë.

Por dukshëm nga përmbajtja e bisedës në këtë video Ylli Zalla, duket se pranon armatimin e kapur në banesën e tij. Por nuk pranon përfshirjen e tij në vrasjen e Rinasit, ku mbetën të vdekur Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri.

Në fakt emri i Ylli Zallës është mjaft i lakuar në kartotekën kriminale të Policisë së Shtetit. Policia pas vrasjes së dyfishtë në Rinas, ndërmori një sërë kokntrollesh tek persona kontigjent kriminal në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës.

Një ndër banesat e kontrolluara ishte pikërisht dhe shtëpia e Ylli Zallës, ku dhe aty u gjetën dhjetëra armë të kalibrave të ndryshëm dhe municione.

Por nga ana tjetër, deri në fazën ku aktualisht ndodhen hetimet për vrasjen e Danit dhe Sheqerit, nuk është provuar në asnjë moment përfshirja e Ylli Zallës në vrasjen e dyfishtë.

Mirëpo Ylli Zalla u shpall në kërkim nga Policia për arsenalin e madh të armëve të sekuestruar në dy banesa.

Biseda 

Më poshtë jepet i plotë teksti i bisedës së zhvilluar në këtë video mes personit në kërkim Ylli Zalla dhe shefit të krimeve që besohet se është Krenar Mustafa.

Ylli Zalla: “…dëgjo këtu edhe mbaje mend…më ke borgj me 24 burra be ti, se më ke lëshuar shtetin në shptëpi…. E Drejta or ti, megjithë Burim Dragushën, duhet ta zbardhni…. Do shkoni të merni kamerat nëpër Rinas e nëpër kështu, se më keni implikuar me njerëzit, me vrasjet, me budalliet që s’kanë lidhje. Po ta mbash mend, se bota është portokalli. Nuk kam gja borxhe. Hajde si burrat dhe unë dorëzohem se nuk kam frikë as turp, por me Policinë e Shtetit, unë nuk du me u vra. Më ke çu Tiranën, më ke çu Durrësin, më ke çu Operacionalen, më ke çu çfarë të duash ti… Unë këtu jam Mbreti, mos e vrit mendjen. Do ri, hajda takojna nuk e kam problem…prandaj të them. Më ke borxh një be, me 24 burra që nuk më ke hak dhe hile Ylli Hajdar Zalla. Që ke ka dy muaj që më lufton. Se si e ke punën e di ti, e di ti si e ke punën personale. Më ke erdh kontroll te banesa, më ke gjet armatim, ça më ke gjet dhe nëpër rrugë me ke impliku me ngjarjen e Rinasit. Shefi i krimeve Krenar Mustafa dhe Burim Dragusha, mbaje mend ju të dy më keni borxh Mustafa dhe Burim Dragusha, mbaje mend ju të dy me jeni borxhli personal. Unë se kam problem edhe nesër me vdek, dal me u vra dhe nesër, me baj dhe 10 vjet burg dhe 20 vjet.

Shefi i Krimeve të policisë: o zoti Ylli, o zoti Ylli…

Ylli Zalla: Zbardhe ngjarjen… të lutem zbardhe ngjarjen se je shef krimesh.

Shefi i Krimeve të Policisë: Ka grup shteti, persona dhe struktura që hetojnë për me kap persona në kërkim, je me rekorde kriminale… je person në kërkim.

Ylli Zalla: Po…Po… jo…jo… unë nuk kam rekorde kriminale.Më keni bërë ju me rekorde kriminale. Është bërë ngjarja në Rinas dhe ju nuk jeni të zotë me e zbardhë.

Shefi i Krimeve të Policisë: Duhet të dorëzohesh…

Ylli Zalla: jo jo, ty me të pagu shteti. Unë dal si burrat, unë se kam problem.

Shefi i krimeve të Policisë: Duhet të dorëzohesh…

Ylli Zalla: Do dorëzohem.por du të dalë e vërteta. Prandaj nuk jam dorëzuar sepse s’kam besim tek Policia e Shtetit. /Syritv

Etiketa: Kryesore1MBRETPolicizalla

Lajme të lidhura

“Shteti ligjor në krizë”, Tabaku: Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit
Aktualitet

“Shteti ligjor në krizë”, Tabaku: Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit

12:36 - 27/03/26
Mashtrimi 2.2 mln euro/ Pronari i TIBO, Adnand Mahmuti dhe 5 të tjerë merren të pandehur në gjykatë
Aktualitet

Mashtrimi 2.2 mln euro/ Pronari i TIBO, Adnand Mahmuti dhe 5 të tjerë merren të pandehur në gjykatë

12:08 - 27/03/26
Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime
Aktualitet

Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime

11:52 - 27/03/26
Para
Vasili: Rama një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz

Vasili: Parlamenti Europian miraton shpërdorimin e detyrës si vepër penale, Rama kërkon ta fshijë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shteti ligjor në krizë”, Tabaku: Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit
Aktualitet

“Shteti ligjor në krizë”, Tabaku: Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit

12:36 - 27/03/26

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një tryezë të nivelit të lartë të organizuar nga Westminster Foundation për forcimin e qeverisjes...

Lexo më shumë
Mashtrimi 2.2 mln euro/ Pronari i TIBO, Adnand Mahmuti dhe 5 të tjerë merren të pandehur në gjykatë

Mashtrimi 2.2 mln euro/ Pronari i TIBO, Adnand Mahmuti dhe 5 të tjerë merren të pandehur në gjykatë

12:08 - 27/03/26
Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime

Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime

11:52 - 27/03/26
Vasili: Rama një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz

Vasili: Parlamenti Europian miraton shpërdorimin e detyrës si vepër penale, Rama kërkon ta fshijë!

11:23 - 27/03/26
Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam Mbreti, më keni borxh…(Video)

Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam Mbreti, më keni borxh…(Video)

10:58 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com