GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Yuri Kim dhe Soreca në zyrën e Celibashit, fokusi te zgjedhjet e 25 prillit

14:44 - 26/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Yuri Kim dhe Soreca në zyrën e Celibashit, fokusi te zgjedhjet e 25 prillit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim ditën e sotme me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin.

Në njoftimin e bërë nga Ambasada Amerikane, shkruhet se në qendër të takimit kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit duke vënë theksin te raporti i ODIHR-it.

“Diskutuam mënyrat për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Duke vënë në dukje raportin përfundimtar të ODIHR-it, ambasadorët shprehën vlerësimin për administrimin kompetent të KQZ-së për zgjedhjet e 25 prillit. Por nënvizuan se tani është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, autoriteteve dhe partive përkatëse të punojnë me KQZ-në për të adresuar rekomandimet në raportin përfundimtar të ODIHR-it”, shkruhet në njoftim.

Në raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit, vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR kritikuan PS për abuzim me pushtetin në funksion të fushatës së tyre elektorale duke renditur një numër shkeljesh të standardeve demokratike nga ana e tyre, ndërsa bënë thirrje për hetime të shpejta dhe efikase për akuzat për blerje votash dhe për abuzime me burimet shtetërore. Raporti e konsideroi gjithashtu praktikën e Partisë Demokratike për krijim “grupesh për mbrojtjen e votës” si një lëvizje potencialisht ilegale.

Pas publikimit të raportit, kreu i opozitës Lulzim Basha komentoi duke e quajtur atë konfirmim të pretendimeve të tij për “masakër elektorale”. Ndryshe nga opozita, maxhoranca socialiste, e cila fitoi zgjedhjet, pretendoi përmes një deklarate të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla se “Shqipëria ka marrë raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vjet”.

Etiketa: Soreca

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Breaking Views

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Muçi në formën maksimale, gjen golin në Poloni

“Ka potencial të madh”, drejtori i Legias: Së shpejti Muçin nuk do e shihni në Poloni

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com