GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Zarzavatet, produktet e qumështit dhe mishi shënuan rritje edhe në Maj

08:03 - 09/06/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Zarzavatet, produktet e qumështit dhe mishi shënuan rritje edhe në Maj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familjet shqiptare çojnë rreth 42% të shpenzimeve mujore për t’u ushqyer, shifër që është më e larta në Europë dhe shumë më tepër se mesatarja e Bashkimit Europian prej 13%.

Si rrjedhojë, shtrenjtimi i ushqimeve rëndon shumë më tepër në buxhetin e një familjeje shqiptare sesa në atë të një familjeje në vendet e Bashkimit Europian, apo dhe në rajon.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shumë ushqime vijuan rritje me ritme dyshifrore edhe në Maj.

Shtrenjtimi më i lartë ishte për zarzavatet, përfshirë pataten, që ishin 18.3% më të shtrenjta në maj, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Patatja dhe qepa dy produkte bazë në kuzhinën shqiptare po shiten më çmime mesatarisht 25% më të larta këtë sezon. Tregu ka mungesa të rregullta në furnizime dhe për pasojë çmimi luhatet nga ditë në ditë me tendencë rritjen.

Nuk ka të ndalur as rritja e çmimeve të qumështiit e nënprodukteve të tij, që janë bërë më të shtrenjta sesa në shumë vende të tjera të Europës.

Çmimet e grupit Qumësht, djathë dhe vezë u rritën me 14.3% me bazë vjetore në Maj. Përfaqësuesi e industrisë janë ankuar vazhdimisht për rritje të kostove dhe rënie të prodhimit vendas për shkak të uljes së krerëve të bagëtive,të ndikuar nga emigracioni në zonat rurale.

Shtrenjtimi i produkteve të qumështit po i hap rrugën importeve, që u rritën me 28% për 4 mujorin e parë.

Më i shtrenjtë është dhe mishi (+12.1), i ndikuar sërish nga rënia e blegtorisë.

Në kafe dhe restorante, duhet të paguajmë mesatarisht 5% më shumë.

Edhe pajisjet për shtëpinë janë më shtrenjtë, sidomos mobiliet, makinat larëse

Më lirë kushton vetëm nafta, që ka zbritur në më pak se 180 lekë për litër, nga 230-240 lekë që kulmoi në maj të një viti më parë. Treguesi i shërbimeve të mjeteve personale të transportit shënoi rënien më të fortë prej 16.1%.

Pas gjashtë muajsh radhazi, kur shfaqi shenja ngadalësimi, rritja e çmimeve u përshpejtua sërish në muajin maj, përkundrejt pritshmërive të Bankës së Shqipërisë që treguesi të kishte një ulje graduale përgjatë këtij viti.

INSTAT njoftoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2023 është 4,7%, Që nga tetori i vitit 2022, kur inflacioni arriti në 8.3%, niveli më i lartë që nga 1998, treguesi ishte ulur në mënyrë konstante deri në prill, kur zbriti në 4.6%, për t’iu rikthyer sërish rritjes së lehtë në maj.

 

Etiketa: cmimmishizarzavate

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Sa kushtojnë biletat e koncerteve në Shqipëri, me artistë kombëtarë e ndërkombëtarë? Mësoni kush do jetë më i shtrenjti

Sa kushtojnë biletat e koncerteve në Shqipëri, me artistë kombëtarë e ndërkombëtarë? Mësoni kush do jetë më i shtrenjti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com