GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhen argumentet, ja pse Kushtetuesja rrëzoi PD e Bashës

16:58 - 22/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhen argumentet, ja pse Kushtetuesja rrëzoi PD e Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha për marreveshjen e emigrantëve.

Kolegji i Gjyqtarëve ka vendosur të mos e pranojë padinë e PD-së zyrtare, nën argumentin se forca politike nuk legjitimohet si subjekt t’i drejtohet gjykatës pasi nuk provohet interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur.

Ndërkohë Gjyakata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e 30 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan si hap të parë pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes dhe më pas shfuqizimin e saj si antikushtetuese.

Gjë e cila bëri dhe pezullimin e kalimit për votim në parlament të marrëveshjes në seancën e datës 14 dhjetor.

Në 18 janar Gjykata Kushtetuese pritet të mbajë senacën ku do të shqyrtohet kërkesa e deputetëve të PD-së për shfuqizimin ose jo të marrëveshjes.

Arsyet pse u refuzua kërkesa e PD sipas GJykatës Kushtetuese:

Sipas nenit 134, pika 1, të Kushtetutës, partitë politike kanë të drejtën të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues. Megjithatë, sipas nenit 134, pika 2, të Kushtetutës ato kanë detyrimin për të provuar lidhjen e domosdoshme që duhet të ekzistojë ndërmjet interesave të tyre dhe çështjes kushtetuese të ngritur. I njëjti kusht për të provuar interesin në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare parashikohet edhe në nenin 52, pika 2, të ligjit organik të Gjykatës.

Gjykata vlerësoi edhe jurisprudencën e saj lidhur me legjitimimin e partive politike në procedurat e kontrollit abstrakt të akteve normative, në të cilën është shprehur se statusi i tyre, në kuptim të nenit 9 të Kushtetutës, si parti parlamentare ose roli që ato luajnë në formimin e vullnetit politik të zgjedhësve në të gjitha fushat e jetës publike, nuk prezumon të mirëqenë interesin e partive politike për vënien në lëvizje të Gjykatës në kuptim të nenit 134, pika 2, të Kushtetutës. Interesi quhet i justifikuar nëse arrin të provohet nga vetë partia politike se pasoja negative është e drejtpërdrejtë, reale dhe, sipas rastit, e lidhur ngushtë me funksionet e saj (shih v endimet nr. 28, datë 30.06.2021 të Gjykatës Kushtetuese ).

Po ashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerësoi se mundësia e partive politike për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues ekziston edhe në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat gjithashtu duhet justifikuar interesi i tyre. Qëndrimi i mbajtur nga Gjykata në gjykimin kushtetues të marrëveshjes së detit ( vendimi nr. 15, datë 15.04.2010) nuk është i zbatueshëm në rastin konkret, pasi në atë rast Gjykata legjitimoi partinë politike parlamentare në kontekstin e një situate të veçantë institucionale që lidhej me procedurat në zhvillim e sipër të konstituimit të legjislaturës së re parlamentare dhe verifikimit të mandateve të reja të deputetëve. Duke analizuar këtë jurisprudencë, Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se zhvillimet institucionale aktuale janë të ndryshme nga ato të rastit të marrëveshjes së detit, pasi legjislatura e Kuvendit është tërësisht funksionale dhe nuk ka ndonjë pengesë për subjektet e tjera të pakushtëzuara (përfshi 1/5-ën e deputetëve), siç ishte rasti në marrëveshjen e detit për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues. Gjithashtu, vlen të përmendet se Gjykata është duke e shqyrtuar tashmë kushtetutshmërinë e protokollit “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

Për sa më lart, Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se kërkuesja, Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk legjitimohet ratione personae t’i drejtohet Gjykatës, pasi nuk provohet interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur, në kuptimin që protokolli të ketë sjellë pasoja negative për statusin ose funksionet e saj , ndaj vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, që do të thotë se kërkimet dhe pretendimet e kërkueses nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre.

Etiketa: BASHAEmigrantëKryesore1kushtetuese

Lajme të lidhura

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Aktualitet

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike
Aktualitet

Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

22:57 - 21/04/26
Para
Klopp nuk “ngopet” me barazimin: Merituam më shumë

Superliga Evropiane, Klopp: 100% dakort, më pëlqen që UEFA u trondit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26

Rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet nga kriza e luftës në Iran e kanë ndihmuar qeverinë të rrisë të ardhurat buxhetore...

Lexo më shumë
Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

07:36 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com