GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zbardhen debatet në grupin e PD, Basha: Sa të jem unë kryetar, Berisha nuk mbledh dot Kuvend

18:59 - 18/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhen debatet në grupin e PD, Basha: Sa të jem unë kryetar, Berisha nuk mbledh dot Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbledhja e grupit parlamentar të PD sot është shoqëruar me një sërë debatesh mes mbështetësve të Berishës dhe kryedemokratit Basha.  Në debat e sipër, deputeti Luan Baçi tha se, Basha po sillet ndryshe me ata që kanë marrë pjesë në “Foltoret” e Berishës, por që kjo nuk do të zgjasë dhe shumë për shkak se 1500 firmat që duhen për të mbledhur Kuvendin, janë pothuajse gati.

Por, kreu i PD Lulzim Basha është shprehur i prerë se për sa kohë të jetë ai kryetar, shpallja ‘non-grata’ e Berishës nuk do hidhet me votë në asnjë forum të selisë blu. Ndër të tjera ai, ka deklaruara se nuk do lejojë asnjë akt që çon në izolimin e partisë nga SHBA, pasi sipas tij kjo do të përkthehej në vdekje të saj.

Kryedemokrati ka vlerësuar kontributin e Sali Berishës, por thekson se tashmë ai po përpiqet të lidhë vendimin e qeverisë amerikane me shpalljen e tij ‘non- grata’, me fatin e Partisë Demokraktike. Sipas Bashës, plani i Berishës synon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan për interesin e tij. Sipas tij , lëvizjet që po bën Berisha e izolojnë PD dhe e shkatërrojnë.  “Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i  Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve për rrotacionin e pushtetit dhe normalizmin e demokracisë në vend.  Orientimi perendimor, proamerikan, euroatlantik e proeuropian janë për Partinë Demokartike me shumë se përcaktime ne statutin dhe dokumentet e saj. Janë identiteti i saj, kanë lindur në një orë me të, janë e do të jenë ADN-ja e saj”, ka deklaruar ai.

Ndërkohe, Agron Gjekmarkaj tha se Berishizmi përfaqëson të kaluarën, duke shtuar se ish-kryeministri po përdor një gjuhë të vjetër dhe denigruese. Deputetët Albana Vokshi dhe Edmond Spaho kanë kërkuar mbledhjen e anëtarësisë për të hedhur në votë përjashtimin e Berishës nga Partia Demokratike.

 Kujtojmë se, që kur Basha vendosi largimin e Berishës për shkak të shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA, në PD kanë nisur përplasjet e forta dhe përçarjet. Ndërsa kriza është thelluar që nga momenti kur Berisha nisi të zhvillojë “Foltore” në çdo qytet për të mbledhur firmat e nevojshme, për ngritjen e Kuvendit, i cili do mund të sjellë më pas dhe shkarkimin e Bashës.

Etiketa: perplasje

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Rritja e shifrave, Manastirliu: Delta po përhapet me shpejtësi, tek Infektivi rreth 100 të shtruar

Masat anti-COVID, Manastirliu urdhër inspektorateve: Të forcohen kontrollet!

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com