GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë iu sekuestrua Ben Qimes, nga makinat luksoze, te pronat dhe aksionet në kompani

09:48 - 06/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë iu sekuestrua Ben Qimes, nga makinat luksoze, te pronat dhe aksionet në kompani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e trafikantit të njohur të drogës Arben Enver Isufaj, i cili njihet edhe me pseudonimin “Ben Qimja”, dhe që është nën akuzë për trafik kokaine nga Holanda në Itali.

Në sitën e hetimeve janë vënë disa shoqëri tregtare në emër të Isufajt dhe familjarëve të tij, disa sipërfaqe toke e trualli, si dhe disa makina luksoze, si “Audi” apo “Mercedes Benz”.

1. Objekti “Pulari”, shoqëria tregtare e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, e përbërë nga 1 (një) godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, e cila ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos.

2. 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK,

3. Subjekti i regjistruar me emrin Tregtar “ISUFAJ-2004” SHPK, “Per zbatim, punime dheu, sistemime, tarracime terrenesh etj, prodhim materiale inerte, rere, çakull, gurë, mermer etj. Ndërtime civile dhe ekonomike, ndërtim vepra arti, rikonstruksione. Për projektim, plan vendosje objekte të veçanta, projektim i veprave të zakonshme prej murature, tulle, guri etj. Projektim rruge auto kat. V, IV. Projektim vepra arti të vogla, supervizim dhe kolaudim”, me vend të ushtrimit të aktivitetit; zyra qendrore e shoqërisë në Shqipëri; Fier, lagjja “Konferenca e Pezës”.

Sipas njoftimit të SPAK trafikanti i drogës ka humbur edhe disa prona në Fier.

4. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier.
5. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14.000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas – Fier.
6. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1.467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh – Fier.
7. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 5.600 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh – Fier.

Gjashtë autovetura luksoze me çmim marramendëse

8. Automjet lloji autoveturë, marka AUDI A8.
9. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ ML270CDI.
10. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ 300D.
11. Automjeti lloji autoveturë, marka DAIMLER CHRYSLER S500.
12. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ S63 AMG.
13. Automjeti lloji autoveturë, marka AUDI A8L.

E shkuara kriminale e “Ben Qimes”

Arben Isufaj ose siç njihet ndryshme me nofkën “Ben Qimja” është një personazh mjaft i njohur në vend për sa i përket lidhjeve të tij me krimin. Gjatë viteve 2004 dhe 2005 Isufaj dyshohet se është marrë me aktivitete kriminale në Holandë dhe Itali, duke shitur dhe trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroine. Si pasojë e këtij aktiviteti, Isufaj ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri. Sipas burimeve, biznesmeni fierak Arben Isufaj, dyshohet se ka trafikuar nga Holanda në drejtim të Italisë, një sasi prej 23 kilogramë kokainë. Në grupin kriminal ku bën pjesë Isufaj i përbërë me 11 persona, mësohet të kenë qenë dhe dy korrierë grekë, ndërkohë pjesa tjetër sipas dokumenteve italiane kanë qenë shtetas shqiptarë, kryesisht nga qyteti i Fierit. Grupi kriminal ku bënte pjesë dhe “Ben Qimja” transportonte dhe mbante me qëllim që ta shpërndante sasinë e kokainës në Itali. Vepra penale është kryer me rrethanën rënduese se tre persona rezultojnë të kenë bashkëpunuar. Episodi i parë ka ndodhur në 11 dhjetor 2004 në Melegnano. Më tej ka vijuar në 18 shkurt 2005, ku Arben Isufaj mbante me qëllim që ta shpërndante 3 kg kokainë, të sjellë nga Holanda dhe ia dorëzonte për transportim Anbreas Gatshoulis. Më 27 mars 2005 në bashkëpunim me Artur Likën kanë transportuar dhe shpërndarë 5.8 kg drogë e llojit kokainë. Më datat 20 dhe 21 prill 2005 në bashkëpunim me Kelmend Dalipin, Fatjon Aliaj kanë mbajtur me qëllim për ta shpërndarë, transportojnë dhe importojnë sasi kokaine prej 2 kg e 994 gramë. Ndërkohë më 25 gusht 2005 në bashkëpunim me Arben Gishto mbanin me qëllim që ta transportonin një personi me emrin Adi, 1 kilogram kokainë.

Etiketa: Arben IsufajSpak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!
Aktualitet

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë
Aktualitet

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Para
Von der Leyen para nisjes së samitit në Slloveni: Ballkani Perëndimor i takon BE-së

Von der Leyen para nisjes së samitit në Slloveni: Ballkani Perëndimor i takon BE-së

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...

Lexo më shumë
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

Putin flet para takimit Trump–Zelensky: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën

21:54 - 27/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

21:00 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com