GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zbardhet aktakuza e Prokurorisë: Koloneli i ushtrisë serbe i vuri eksploziv ujësjellësit Ibër Lepenicë

16:25 - 09/12/25
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbardhet aktakuza e Prokurorisë: Koloneli i ushtrisë serbe i vuri eksploziv ujësjellësit Ibër Lepenicë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasojat e një shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, 30 nëntorit. Jovan Viçentijeviq, një i graduar me titullin kolonel në Ushtrinë e Serbisë, bashkë me vëllain e tij, akuzohet si personi kyç në organizimin dhe ekzekutimin e sulmit terrorist në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Varagë të Zubin Potokut vitin e kaluar në Kosovë.

Prokuroria Speciale akuzon Jovan Viçentijeviqin, vëllain e tij Dragishën dhe Igor Dimoviçiqin për sulmin në infrastrukturën publike, kritike për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët dhe për prodhimin e energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Sipas Paparacit, Jovan Viçentijeviq akuzohet për veprat penale të rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve dhe spinazhit.

Dragisha Viçentijeviq akuzohet për veprat penale të rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike dhe mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve.

Ndërsa, Igor Dimoviq akuzohet vetëm për veprën penale të mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve.

Prokuroria Speciale i akuzon tre të dyshuarit për shpërthimin e fuqishëm në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Varagë në mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar.

Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar në infrastrukturën kritike të shtetit është vlerësuar të jetë në vlerë prej 376 mijë eurove.

“[…] kanë vendosur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit qe shërben për përdorim ushtarak, (rreth 20 kilogram të llojit Trinifrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit, përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, duke e pozicionuar në atë mënyrë që të shkaktoj dëmtim serioz të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë dhe me energji elektrike, ku me atë rast të pandehurit përmes ndezjes së një fitili zjarr-përcjellës me ndezje të ngadalshme e kanë aktivizuar lëndën shpërthyese duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që si pasoj është dëmtuar rëndë struktura e betonit e kanalit të NH “Ibër Lepenc” SH.A.; është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët e disa komunave veriore dhe qendrore të Kosovës; është penguar furnizimi me ujë për KEK-un, si dhe kanë rrezikuar edhe prodhimin e energjisë elektrike në nivel vendi, çka me këto veprime të pandehurit kanë shkaktuar një rreziku serioz për jetën dhe sigurinë e popullsisë dhe dëmtimin e infrastrukturës kritike të shtetit, ku në këtë rast të dëmtuarës NH “Iber Lepenc” SH.A, i janë shkaktuar dëm materiale në vlerë prej 376,774.70 Euro”, thuhet në aktakuzë.

Në shtëpitë e vëllezërve Viçentijeviq në fshatin Prevllak të Zubin Potokut, Prokuroria Speciale, gjatë hetimit ka sekuestruar një arsenal armësh.

“Po ashtu, nga data e pacaktuar, e deri me arrestimin e tyre, (të pandehurin Dragisha Viçentijeviç me datë 30.11.2024, kurse të pandehurin Jovan Viçentijeviç, me dt. 01.12.2024), në shtëpitë e tyre, njëra në Zubin Potok, dhe tjet?a në fshatin Prevllak, të po kësaj komune, gjatë kontroleve të bëra nga ana e Policisë së Kosovës, u janë gjetur në posedim, pa autorizim dhe në kundërshtim me Ligjin për Armët, një sasi e konsiderueshmee armatimit luftarak, si armë të llojit kallashnikov A-47, një numër fë granatave të dorës BRM 75 dhe zolla, 500 fishekë 7.9 mm dhe 363 fishekë të kalibrave të ndryshëm, karikator të shumtë të armës AK 47 dhe pjesë të tyre, thika për armë të gjata, karikator pushke, mekanizëm për mbushjen e fishekëve të pushkës se gjuetisë MK-16, pushkë gjuetie, thikë me këlléf, radiolidhje të shumta për përdorim ushtarak, maska, uniforma të shumta ushtarake të vendeve të ndryshme si ato të Serbisë, Rusisë dhe të shteteve tjera, helmeta dhe gjësende tjera të kundërligjshme të specifikuara në Urdhrat Ndalues Përfundimtar të lëshuar nga Gjykata”, thuhet në aktakuzë.

Kryeterroristi i dyshuar i sulmit në “Ibër Lepenc”, sipas aktakuzës së Prokurorisë, rezulton të jetë Jovan Viçentijeviq.

Prokuroria ka arritur të sigurojë prova të forta që e lidhin veprimtarinë e tij direkt me Serbinë.

Viçentijeviq është kolonel në radhët e Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë, dëshmojnë provat e siguruara nga Prokuroria Speciale.

“I pandehuri Jovan Viçentijeviç, po ashtu, nga data e pacaktuar e në vazhdimësi, e deri në momentin e arrestimit të tij, me dt. 01.12.2024, i pandehuri Jovan Viçentijeviç, në cilësinë e të rekrutuarit në një shërbim të huaj informativ, në këtë rast të Shërbimit Informativ Ushtarake të Serbisë, me gradën Kolonel, ka vepruar dhe e ka ndíhmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat ti përdor gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës”, thuhet në dispozitivin e aktakuzës.

Në mesin e provave që dëshmojnë veprimtarinë e spiunazhit të Viçentijeviqit është edhe një dokument i klasifikuar sekret nga KFOR-i. Ky dokument 66-faqësh konfirmon veprimtarinë e spiunazhit të Viçentijeviqit.

“Në kuadër t? dokumentacioneve, që i pandehuri i ka siguruar gjatë veprimtarisë së tij inkriminuese, janë edhe një dokument i klasifikuar si konfidencial prej 66 faqesh i përpiluar nga KFOR-i, për nevojat e operacioneve të tyre në teren, pastaj ka bërë vëzhgimin e lëvizjeve të ushtarëve Amerikan të KFOR-it, ka fotografuar bazën e Njësive Speciale Policore te Kosovës në Jasenovik që gjendet në Komunën e Zubin Potokut, e në veçanti i pandehuri me qëllim të krijimit të një narrative të dëmshme për shtetin e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në dosjen e Prokurorisë Speciale.

Tre të arrestuarit në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, ndodhen në paraburgim që nga ajo periudhë.

gijotina.com/

Etiketa: EksplozivIbër-LepencKoloneliKryesore1

Lajme të lidhura

Dafina Zeqiri ndryshon vendodhjen e koncertit “Supernova”, ja ku do të zhvillohet…
Aktualitet

Dafina Zeqiri ndryshon vendodhjen e koncertit “Supernova”, ja ku do të zhvillohet…

17:45 - 09/12/25
Vlorë, jep dorëheqjen ish-kryetari i komanduar i bashkisë, Elis Halili
Breaking Views

Vlorë, jep dorëheqjen ish-kryetari i komanduar i bashkisë, Elis Halili

17:36 - 09/12/25
Dorëheqja në Kushtetuese: Kuvendi hap garën për anëtarin e ri pas largimit të Toskës
Breaking Views

Dorëheqja në Kushtetuese: Kuvendi hap garën për anëtarin e ri pas largimit të Toskës

17:30 - 09/12/25
Para
Europa Perëndimore i frikësohet daljes së plotë të SHBA-së nga konflikti në Ukrainë

Europa Perëndimore i frikësohet daljes së plotë të SHBA-së nga konflikti në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dafina Zeqiri ndryshon vendodhjen e koncertit “Supernova”, ja ku do të zhvillohet…
Aktualitet

Dafina Zeqiri ndryshon vendodhjen e koncertit “Supernova”, ja ku do të zhvillohet…

17:45 - 09/12/25

Për arsye institucionale dhe të pavarura nga organizatorët, koncerti I këngëtares Dafina Zeqiri i planifikuar të mbahet në Sallën “1...

Lexo më shumë
Vlorë, jep dorëheqjen ish-kryetari i komanduar i bashkisë, Elis Halili

Vlorë, jep dorëheqjen ish-kryetari i komanduar i bashkisë, Elis Halili

17:36 - 09/12/25
Dorëheqja në Kushtetuese: Kuvendi hap garën për anëtarin e ri pas largimit të Toskës

Dorëheqja në Kushtetuese: Kuvendi hap garën për anëtarin e ri pas largimit të Toskës

17:30 - 09/12/25
Protestat e fermerëve grekë nuk ndalin, vijon bllokada e aksit Kakavijë-Janinë për tre orë

Protestat e fermerëve grekë nuk ndalin, vijon bllokada e aksit Kakavijë-Janinë për tre orë

17:27 - 09/12/25
Avokati i Popullit/ PS çon 6 kandidatura për votim të enjten në seancë, skualifikohen 4 emra

Avokati i Popullit/ PS çon 6 kandidatura për votim të enjten në seancë, skualifikohen 4 emra

17:15 - 09/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com