GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Fëmija po qante..”, Zbardhet dëshmia e edukatores, ja si ka ndodhur vdekja e 3 vjeçarit në Fier

09:53 - 11/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Fëmija po qante..”, Zbardhet dëshmia e edukatores, ja si ka ndodhur vdekja e 3 vjeçarit në Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar para 5 ditësh në qytetin e Fierit, ku një fëmijë 3 vjeçar është gjendur i varur në ambientet e kopshtit.

Në këtë ngjarje është ndaluar nga policia, edukatorja  R.Binjaku e cila ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike.

Paraditen e sotme në orën 10 e 30 pritet  që gjykata e shkallës parë në Fier të japi masën e sigurisë për edukatoren 27 vjeçare.

Ku sipas Neni 289/1 i kodit penal, edukatorja Redina Binjaku del para gjykatës për veprën penale ‘ shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë’.

Dëshmia

Kur kanë kaluar pesë ditë nga ngjarja shumë e rëndë e ndodhur në një kopësht privat në Fier ku një fëmijë u gjet i varuar në ambientet e kopështit, janë zbardhur dhe pjesë nga dëshmia e edukatores R Binjaku  e cila ndodhet e ndaluar dhe në gjendje tepër të rëndë psikologjike.

Sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se ditën e premte fëmija 3 vjeçar është paraqitur në kopësht si zakonisht. Fëmija me edukatoren R Binjaku 27 vjeçare kishte një mardhënie jashtzakonisht shumë të mirë e shumë të dashur sikurse edhe Donalda Kodheli e ëma e fëmijës me të. Ishe një fëmijë shumë i dashur dhe i shkathët, mësohet të ketë thënë edukatoria para grupit hetimor. Fëmija qëndronte në kopësht pasi hante ushqim, por dhe flinte gjum së bashku me fëmijët e tjerë.

Atë ditë babai i fëmijës Arjol Kodheli ishte paraqitur në financën dhe kishte kryer pagesën mujore të fëmijës për kopështin dhe teksa ka takuar  dhe edukatoren i kishte thënë që ta bënte gati pasi rreth orës 13 do të shkonte vet që ta merrte.

Në kohën që ora po shkonte 13 dhe babai do të paraqitej në kopësht për të marr fëmijën, edukatoria e kishte bër gati, e kishte veshur dhe e kishte lënë në koridor afër portmontos ku ndodhej çanta pasi një fëmijë tjetër nga grupi i sapo po qante. Ky ka qënë dhe momenti fatal.

Edukatorja kishte shkuar brenda në klasë për të parë se çfarë kishte ndodhur me fëmijën, pse po qante dhe e ka qetësuar atë. Teksa është rikthyer për tek fëmija 3 vjeçar që e la në koridor pranë portmontosë e ka gjetur atë të varur tek varsja ku fëmijët linin xhupat dhe çantat. Janë munduar që ta sjellin në jetë duke i dhënë ndihmën e parë por njëkohësishtë kanë njoftuar përgjegjësen, stafin e më tej administratorin.

 Po këto burime pohuan se fëmija ka hipur në pjesën ku lihen këpucët për të arritur që të marri çantën nga varsja, por aty ka rrëshkitur duke i ngecur kapuçi në varëse gjë që i shkaktoi mbytjen, çfarë ka bërë që të ndërroi jetë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe sekuestroi serverin me pamjet filmike ndërkohë që fëmija kish mbrritur  pa jetë në spitalin e Fierit. Nga kqyrja që u bë kufomës mësohet se në trupin e tij nuk ishte gjetur asnjë shenjë në trup përveç shenjës që kishte lënë të pjesën e gushës kordoni i kapuçit të xhupit.

Po këto burime pohuan se ambinetet e kopështit survejohen me kamera si salla e lojrave, salla e ngrënies, sallat e mësimit, por i vetmi vend 4 metra i gjate midis klasave ku fëmijët lënë xhupat dhe çantat dhe nuk rri njeri nuk kishte kamer dhe aty ndodhi ngjarja në fjalë.

Nga deklarimet e edukatores në polici mësohet se në ditën që ka ndodhur ngjarja në klasën ku ajo kryen mësim ka pasur pesë fëmijë.

Edukatoria ka mbaruar arsimin e lartë për profilin e punës, është punësuar konform rregullave e paguhej duke u paguar dhe sigurimet shoqërore. Mësohet se ajo jetonte në Levan të Fierit me të vëllain pasi disa vite më parë i kishin nëdrruar jetë prindërit dhe fundjavën që ndodhi ngjarja do të kryente ceremoninë e fejesës.

Nga ana tjetër në ambinetet e kopështit privat ku ndodhi ngjarja një ekip kontrolli i Ministrisë së arsimit kanë mbrritr mesditën e djeshme për inspektim dhe pritet që të dali rezultati i kontrollit.

Prindërit dhe familjarët e vogëlushit kërkuan dje që të shikonin pamjet filmike për tu qetsuar dhe për të mësuar të vërtetën nga prokurori i çështjes dhe kërkojnë drejtësi.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike
Aktualitet

Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

22:57 - 21/04/26
Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima
Aktualitet

Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima

22:31 - 21/04/26
Policia jep detaje: 30-vjeçari u plagos rëndë me armë, humbi jetën rrugës për në spital/ Autori në arrati, mbetet i plagosur vëllai i tij
Aktualitet

Policia jep detaje: 30-vjeçari u plagos rëndë me armë, humbi jetën rrugës për në spital/ Autori në arrati, mbetet i plagosur vëllai i tij

22:10 - 21/04/26
Para
Zhvillime të reja në selinë blu, blindohet sërish dera kryesore

Zhvillime të reja në selinë blu, blindohet sërish dera kryesore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…
Botë

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një zgjatje të armëpushimit me Iranin. Në një postim në Truth Social, ai tha...

Lexo më shumë
Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

22:57 - 21/04/26
Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima

Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima

22:31 - 21/04/26
Policia jep detaje: 30-vjeçari u plagos rëndë me armë, humbi jetën rrugës për në spital/ Autori në arrati, mbetet i plagosur vëllai i tij

Policia jep detaje: 30-vjeçari u plagos rëndë me armë, humbi jetën rrugës për në spital/ Autori në arrati, mbetet i plagosur vëllai i tij

22:10 - 21/04/26
Shkëmbim zjarri në mes të Memaliajt, si ndodhi vrasja e një personi në qytet

Shkëmbim zjarri në mes të Memaliajt, si ndodhi vrasja e një personi në qytet

21:58 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com