GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet skema/ Ja si Thanas Bako pastronte paratë e trafikantëve ndërkombëtarë përmes “Real Estate”

18:43 - 07/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet skema/ Ja si Thanas Bako pastronte paratë e trafikantëve ndërkombëtarë përmes “Real Estate”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbuluar për 52-vjeçarin e identifikuar si Thanas Bako alias Athanasios Bako, i cili përmes një kompanie “Real Estate” pastronte paratë e trafikantëve të kokainës në Holandë e Belgjikë.

Bako u arrestua në Greqi pas një operacioni të gjerë të drejtuar nga Europol, ndërsa ishte nën hetim prej muajsh.

Sipas informacioneve që raportohen, rreth 6 muaj më parë autoritetet holandeze kanë zbuluar në aplikacionet e komunikimit të një grupi trafikantësh kokaine, një kontakt me 3 gërma, i cili kryente pastrimin e parave.

Ky kontakt përdorte një metodë alternative të transferimit të parave, me ndërmjetësimin e personave, si sistemi hawala, dhe mënyra tjetër e trajtimit ishte me një “korrier” cashi për të mbledhur dhe dorëzuar paratë, i cili çdo ditë e informonte atë për “bilancin” e arkëtimeve dhe pagesave.

Policia holandeze i kreu këto hetime në kuadër të operacionit të koduar “Klaver”, duke arritur të zbulojë se pas kontaktit me 3 gërma fshihej emri i Thanas Bako alias Athanasios Bako, 52 vjeç me shtetësi shqiptare e kombësi greke, lindur në Sarandë, Shqipëri dhe banues në Glifadha, Greqi.

Në bazë të komunikimeve në aplikacionet Encrochat, Sky EÇ dhe Anom, u zbulua veprimtaria e Bakos në periudhën Qershor 2020 – Maj 2021, ku përllogaritet të jenë qarkulluar rreth 250 milionë euro. Policia greke, e cila ka nisur gjithashtu hetim ndaj Bakos, ka zbuluar se kompania e tij Real Estate, në të cilën Bako zotëron 99 % të aksioneve, ka në pronësi të paktën 13 apartamente në zonën e Dafnit dhe Ilioupolit.

Kontrollet në banesë zbuluan valuta të 9 llojeve të ndryshme me vlerë në total rreth 16.000 euro, ndërsa i janë zbuluar llogari bankare në vlerën rreth 70 mijë euro.

Në banesë gjithashtu ju sekuestruan edhe 2 ora luksoze me vlerë rreth 100 mijë euro.

Etiketa: EUROPOLKryesore1Pastrim parashThanas Bako

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Raketa ‘ndan më dysh’ tankun rus (VIDEO)

Raketa ‘ndan më dysh’ tankun rus (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com