GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zbardhet takimi Bardhi-Paloka/ Kush është më afër tentativës për bashkimin e PD-së?

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet takimi Bardhi-Paloka/ Kush është më afër tentativës për bashkimin e PD-së?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Palët në Partinë Demokratike ndahen mes primareve dhe sondazheve. “BalkanWeb” shkruan se përballë deputetit Gazment Bardhi, me të cili u takua dje, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka kërkuar kandidatët e mbështetur prej grupit të Alibeajt, të bëhen pjesë e primareve që po organizon PD. Paloka ka premtuar një proces transparent e të ndershëm në këto primare, në fund të të cilit, do të nominohet si kandidat për kryetar bashkie ai që ka marrë më shumë vota. Por Bardhi e ka kundërshtuar këtë ide. Sipas tij, futja e të gjithë kandidatëve në primare do ta çajë PD-në më shumë sesa është sot.

Si zgjidhje ai ka propozuar përzgjedhjen e emrave potencialë për kryebashkiakë dhe hedhjen e tyre në sondazhe lokale. Kjo alternativë është pëlqyer dhe nga dy aleatët e PD-së, Agron Duka e Dashamir Shehi, por kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se janë të kushtueshëm.

Vetë Berisha ka ndarë dhe kalendarin e primareve që do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet. Si afat për mbylljen e regjistrimeve për kandidatët që do të marrin pjesë, është lënë 6 nëntori dhe për pasojë, kandidatët do të kenë vetëm dy javë kohë për të bërë fushatë. Deri në 6 nëntor do të zhvillohen negociata me aleatët për evidentimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në primare. Më pas Partia Demokratike do të zhvillojë një proces seleksionues për të gjithë kandidatët që duan të bëhen pjesë e primareve. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidatëve që kanë shprehur interes për të qenë në garë për bashkitë. Ndërsa më 4 dhjetor do t’i nënshtrohen votimit nga anëtarësia. Bashkitë që pritet të mbyllen të parat do të jenë Tirana, Durrësi dhe Elbasani, të cilat janë përjashtuar nga datat e mësipërme për shkak të rëndësisë që kanë. Kandidatët për këto tre bashkia do të zyrtarizohen më herët.

Etiketa: Edi PalokaGazment Bardhi

Lajme të lidhura

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve
Breaking Views

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë
Breaking Views

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës
Breaking Views

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26
Para
Tha se masakra e Reçakut ishte trillim, dënohet 1 vit burg ish-ministri serb në Kosovë

Tha se masakra e Reçakut ishte trillim, dënohet 1 vit burg ish-ministri serb në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve
Breaking Views

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26

Kryedemokrati Sali Berisha ishte sot në Foltoren e radhës në Kukës. Berisha ftoi partitë e reja opozitare të bashkohen me...

Lexo më shumë
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com